Uji Dea

Fenerbahçe, e vendosur për ta rikthyer Muriqin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Vedat Muriqi do të largohet gjatë verës nga Mallorca, e cila nuk vendosi për ta blerë kartonin e tij.

Sulmuesi kosovar do të rikthehet në Lazio, e cila e mban kartonin e tij.

Por, prizrenasi do të qëndrojë vetëm përkohësisht në kryeqytetin italian, pasi edhe aty i ka valixhet gati, shkruan “Gazeta Express”.

Mediat turke raportojnë se interesim për 27 vjeçarin ka shfaqur ish-klubi i tij, Fenerbahçe.

ARKATANA

Muriqi e kishte veshur me sukses fanellën e klubit nga Stambolli prej nga ishte shitur në Itali për 18 milionë euro.

Edhe pse ka kontratë me “Biancocelesti” deri në vitin 2025, përfaqësuesi kosovar nuk do të qëndrojë më në Romë pasi e pati një eksperiencë dëshpëruese për një vit e gjysmë.

Muriqi e ka shprehur edhe vetë dëshirën për t’u rikthyer një ditë në futbollin turk dhe ajo ditë mund të jetë pikërisht gjatë verës që vjen.

Krahas insistimit të Fenerbahçes, interesim për sulmuesin shtatlartë qe një kohë ka shfaqur edhe gjiganti tjetër turk, Galatasaray. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.