ARKATANA

Fenerbahçe e pakënaqur me Berishën, e kërkon yllin botëror në vend të tij

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Fenerbahçe nuk është e kënaqur me kontributin e Mërgim Berishës.

Klubi turk kishte pritur më shumë nga futbollisti kosovar, të cilin e kishte transferuar nga Red Bull Salzburgu.

Dhe, mediat turke raportojnë që klubi nga Stambolli tashmë e ka veçuar pasuesin e përfaqësuesit të të rinjve të Gjermanisë.

Sipas mediumit turk “Aksam”, gjiganti turk po planifikon ta shesë Berishën gjatë verës, përcjell “Gazeta Express”.

E në vend të tij, klubi Verdh e Kaltër do të mundohet ta transferojë yllin botëror, Luis Suarez.

Veterani i sulmit po i kalon muajt e fundit të kontratës me Atletico Madridin dhe nga vera do të jetë lojtar i lirë.

FIDANISHTJA

Për këtë arsye, Fenerbahçe do të mundohet “ta kapë” sulmuesin uruguaian, i cili mund t’i kryente shumë punë.

Suarez është i interesuar të vazhdojë të luajë në futbollin evropian dhe Turqia do të ishte një mundësi e mirë për ish-futbollistin e Ajaxit, Liverpoolit e Barcelonës.

Ai ka ofertë edhe nga klubi amerikan, Inter Miami, i cili është në pronësi të ish-futbollistit anglez, David Beckham.

Gjithashtu, interesim për Suarezin thuhet se ka shfaqur edhe klubi tjetër i njohur turk, Besiktas, shkruan “Gazeta Express”.

Suarez ka qenë pjesë e 40 ndeshjeve të Atleticos këtë sezon duke i realizuar 13 gola dhe i ka bërë edhe tre asistime.

35 vjeçari ka qenë njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë në dekadën e fundit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.