Femrat vuajnë nga çrregullimet e gjumit 40% më shumë se meshkujt
Akoma është e paqartë arsyeja se pse çrregullimet e gjumit raportohen më shumë te femrat se te meshkujt.
Këto çrregullime prekin të gjitha gjinitë dhe racat njerëzore, duke dëmtuar shëndetin psiko-fizik të njerëzve. Gjumi kontrollon kujtesën, ndikon në ëndrrat, frymëzimet dhe përgjigjet tona emocionale.
Një studim i fundit në SHBA ka shpjeguar se shtatzënia ndikon në procesin e fjetjes për shkak të ndryshimit të nivelit hormonal që i ndodh gruas përgjatë nëntë muajve.
Si rezultat, shtatzënia mund të rrisë ose të ndikojë në uljen e orëve të gjumit, çka sjell dhe rrezikun e prekjes së disa grave nga çrregullimet e gjumit që pasohen edhe pas periudhës së shtatzënisë. /Telegrafi/