Hidromorava

Femrat do ta kenë vendin e merituar në shoqëri e institucione

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kllokot- Sasha Mirkoviq ka thënë se institucionet e komunës së Kllokotit, janë duke u munduar që edhe femrat të kenë vendin e merituar dhe që të jenë të barabarta në të gjitha segmentet e jetës shoqërore e publike me të tjerët.

Me rastin e 8 marsit Ditës ndërkombëtare të Gruas në Kllokot është mbajtur një tryezë pune me anëtarët e Grupit të Grave të kësaj Komune.

Siç ka bërë të ditur për rajonipress, Aziz Zuka, zyrtar për informim në këtë komunë Ditën e gruas 8 marsin në emër të institucioneve të komunës u ka uruar grave Sasha Mirkoviq kryetar i komunës.

Mirkoviq ka thënë se institucionet e komunës së Kllokotit, janë duke u munduar që edhe femrat të kenë vendin e merituar dhe që të jenë të barabarta në të gjitha segmentet e jetës shoqërore e publike me të tjerët.

Uji Dea

Gjithashtu është prezantuar dhe debatuar për rregulloren komunale për barazi gjinore të hartuar nga Komuna Kllokotit konkretisht nga Zyrtarja për Barazi Gjinore Katarina Filipoviq.

Në debat është folur edhe për promovimin e barazisë gjinore .Ndërsa Milica Mirkoviq, kryetare e Grupit Joformal të Grave të kësaj komune , ka kërkuar nga gratë që të paraqesin mendimet dhe propozimet e tyre me qëllim që çështjet barazisë gjinore të ngritët në instancat komunale.

Gjatë këtij debati gratë e kësaj komune kanë dhënë rekomandime të cilat do të ju adresohen organeve komunale. Kjo tryezë është organizuar nga grupi i Grave të Komunës së Kllokotit , në bashkëpunim me Zyrtaren e Barazisë Gjinore si dhe Zyrën rajonale te OSBE-së./rajonipress/