Fëmijët vizitojnë stacionin policor në Gjilan me rastin e 23 vjetorit të themelimit
Gjilan – Me rastin e 23 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, sot Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Komandanti i Stacionit Policor, Major Agim Lipovica dhe njësiti i Komunitet të këtij stacioni kanë organizuar ceremoni e pritjes së një grupi fëmijësh bashkë me edukatorët e tyre.
Kjo vizitë përkon me 23 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.
Fëmijët kanë vizituar për së afërmi ambientet e Policisë së Kosovës në Stacionin Policor të Gjilanit, ku janë njoftuar me punët dhe aktivitet e çdo ditshme të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës sot me krenari feston përvjetorin e themelimit të saj duke qenë gjithmonë në shërbim të vendit dhe qytetarëve të vendit të vet./rajonipress/