RCCOLA

Fëmijët, të cilët hanë kafjall, kanë koeficient më të lartë të inteligjencës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Një studim i ri i shkencëtarëve amerikanë pohon se fëmijët, të cilët hanë rregullisht kafjall, kanë koeficient më të lartë të inteligjencës.

Shkencëtarët nga Universiteti Pensilvania në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë testuar 1.269 fëmijë në Kinë dhe kanë vëzhguar se si ndikon kafjalli në zhvillimin e tyre.

Është zbuluar që fëmijët, të cilët anashkalojnë kafjallin, kanë koeficient më të ulët të inteligjencës, që aftësia e tyre e të folurit është më e vogël për 5.58 dhe që suksesi i tyre i përgjithshëm është më i vogël për 2,5 sesa i fëmijëve që hanë rregullisht kafjall.

Uji Dea

Njëri prej shkencëtarëve, Cian Gong Li, ka deklaruar se fëmijëria është një periudhë e rëndësishme e jetës, kur të arrihen shprehitë e të ushqyerit dhe kur formohet stili i jetës dhe që shprehitë e arritura në këtë periudhë kanë ndikim afatgjatë në shëndetin e njeriut.

Ky studim është botuar në revistën ‘Science Daily’. /Telegrafi/