HW

Fëmijët parashkollorë vizitojnë Policinë në Gjilan, mësojnë nga afër për sigurinë dhe rendin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës, përmes Stacionit Policor në Gjilan, ka mirëpritur një grup fëmijësh të institucionit parashkollor INTEGJ, të shoqëruar nga edukatorët dhe prindërit e tyre, në një vizitë edukative dhe ndërgjegjësuese.

Vizita kishte për qëllim afrimin e fëmijëve me institucionin e policisë dhe njohjen nga afër me rolin dhe përgjegjësitë e saj.

Fillimisht, fëmijët vizituan sallën e takimeve, ku u informuan për punën e policisë dhe rregullat bazë të trafikut, ndërsa më pas u shoqëruan nga zyrtarët policorë të njësisë për sektor dhe komunitet në ambiente të tjera të stacionit.

Mobi Casa

Gjatë qëndrimit, ata patën mundësinë të njihen me detyrat e përditshme të policisë, si dhe me pajisjet që përdoren në ushtrimin e detyrës. Aktiviteti u shoqërua me bashkëbisedime të hapura, ku fëmijëve iu ofruan këshilla praktike për sigurinë në shkollë, në rrugë, në familje dhe në hapësira publike.

Zyrtarët policorë theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet policisë, institucioneve arsimore dhe komunitetit, si një element kyç për ndërtimin e një ambienti të sigurt për të gjithë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e aktiviteteve të tilla edukative, me synim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e brezave të rinj mbi rëndësinë e sigurisë, rendit dhe respektimit të ligjit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.