United Hospital

Fëmijët me nevoja të veçanta bëhen me përkujdesje ditore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Rritja e vetëbesimit dhe vlerësimit, socializimi e zhvillimi i potencialeve që ka fëmija, do të jenë disa nga aktivitetet tjera që do të zhvillohen në këtë qendër, ka thënë Klevis Vraqari nga Organizata ““One to one Kosova”.

Jahi Hasani, nga Vitia, tashti ka ku të dërgojë fëmijën e tij, i cili ka nevoja të veçanta. Që nga kjo e marte, në Gjilan është hapur një qendër e tillë, të cilën e kanë përuruar vendorë e ndërkombëtarë dhe është e para e këtij lloji në Gjilan.

Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit, bashkë me një fëmijë me nevoja të veçanta kanë prerë shiritin e Qendrës për Qëndrim Ditor të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, investim ky i Bashkimit Evropian.

Liridona Zogaj, që drejton Organizatën “One to one childres found”, ka thënë se tashti fëmijët në nevojë kanë ku të qëndrojnë gjatë ditës e Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit, ka thënë se komuna është e gatshme që t’u rrijë pranë projekteve dhe shtoi se ky grup i njerëzve meriton përkrahje.

“Fëmijët janë pjesë e vlefshme e shoqërisë, kurse edhe fëmijët me nevoja të veçanta janë pjesë përbërëse dhe kreative e shoqërisë e kjo qendër do të ofrojë qëndrim ditor dhe paralajmërojmë mundësinë që të ketë përparime të mëtejme në këtë drejtim”, ka thënë Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit.

Uji Dea

Edhe Sophie Beaumont nga Zyra e BE-së në Kosovë, ka thënë se investimet që po i bënë BE janë të përbashkëta me qeverinë e Kosovës e me komunën e Gjilanit. Sipas saj, kjo qendër është një nga pesë qendrat që i ka Kosova dhe e cila do të ofrojë asistencë për këta fëmijë.

Klevis Vraqari, nga Organizata “One to one Kosova”, se qendra ofron seanca këshilluese me prindër, aktivitete psiko-sociale, lojëra, ekskursione, kampe verore, takime me prindër.

“Këshilltarët socialë do të punojnë çdo ditë me këta fëmijë, që do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme, do të zhvillojnë shqisat dhe do të kenë koordinimin në mes tyre.
Rritja e vetëbesimit dhe vlerësimit, socializmi e zhvillimi i potencialeve që ka fëmija, do të jenë disa nga aktivitete tjera që do të zhvillohen në këtë qendër”, ka thënë Klevis Vraqari.

Prindi Jahi Hasani, ka falënderuar BE-në, komunën e OJQ-të që po mirëkuptojnë këtë shtresë të shoqërisë dhe tha se ky është një lehtësim i madh për familjet e tilla./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.