RCCOLA

Fëmijët lypsar kryesisht janë nga Shqipëria

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Dardan Demiri( KVRL )tha se është vërejtur që shumica e fëmijëve që punojnë në mënyrë të detyrueshme si lypsarë vijnë nga komunat e tjera, por edhe nga Shqipëria.

Ekipi i Organizatës për Siguri dhe bashkëpunim Evropian (OSBE) të Vitisë ka mbajtur në Viti një tryezën të rrumbullakët ku është diskutuar lidhur me Rritjen e ndërgjegjësimit mbi format më të këqija të punës së fëmijëve dhe përfshirjen e luftës kundër punës së fëmijëve në dokumentet komunale ligjore.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe zyrtarë komunal, përfaqësues të organizatave jo qeveritare si dhe anëtarë të Këshillit të Veprimit Lokal Rinor të Vitisë të cilët më parë kanë ngritur shqetësimin se në Viti është në rritje numri i përfshirjes së fëmijëve në punë të renda .

Sipas Dardan Demirit, KVRL tha se është vërejtur që shumica e fëmijëve që punojnë në mënyrë të detyrueshme si lypsarë vijnë nga komunat e tjera, por edhe nga Shqipëria. “Gjatë kontakteve me fëmijët që dalin për të lypur në rrugë ne kemi biseduar me ta, ata kanë shpjeguar se këtë e bëjnë kinse për të siguruar ushqimin nga kjo punë, fëmijët gjithashtu kanë treguar se ata obligohen për shkaqe ekonomike të ndërprenë shkollimin, gjithashtu është vjetur se shumica e fëmijëve lypsarë janë të komunitetet REA të cilët kryesisht janë nga Shqipëria dhe vendet fqinje” u shpreh Demiri.

Ai mandej paraqiti edhe disa forma të tjera të punës së fëmijëve duke përmendur se ka raste kur fëmijët punojnë si mbledhës të gjësendeve të hekurta, punë në kafetari dhe atë në orët e vonshme të natës.

UBT

Ndërsa Abide Osmani nga OJQ “Legjenda” kërkoj nga Polica e Kosovës t`i largoj lypsarët nga rruga pasi sipas saj numri i lypsareve të cilat vijnë nga vendet e tjera në Komunën e Vitisë është duke u rritur.

Ajo tha se ky fenomen është duke shënuar rritje andaj kjo duhet të parandalohet. Ndërsa Emrush Azemi nga KKSB dhe Sektori për Rini dhe Sport paraqiti një hulumtim rreth dukurive negative si narkomania,prostitucioni dhe dukurit të tjera duke thënë se ky hulumtim ka për qëllim gjetjen dhe marrjen e hapave për amortizimin e atyre dukurive. “Si institucione ne jemi të detyruar që të veprojmë diçka në këtë drejtim andaj kemi tentuar që ta bëjmë një plan strategjik që do të jetë një mekanizëm veprues që do të bashkëpunoj për eliminimin dhe amortizimin e këtyre dukurive” u shpreh Azemi.

Ndërsa Hamit Zeneli nga OPFAKOS Viti tha se ka raste ku fëmijët e mitur merren me prostitucion ndërsa kërkoj që policia e Kosovës të jetë më aktive dhe të merret me këto raste me qëllim që të parandalohet hapja e kësaj dukurie. Gjatë këtij takimi edhe pjesëmarrësit e tjerë diskutuan rreth rasteve të punëve të rënda të fëmijëve, dukurive negative por edhe parandalimin e këtyre dukurive përmes institucioneve, organizatave jo qeveritare etj.

Kjo tryezë ka pasur për qëllim gjetjen e formave të ndryshme të punës së fëmijëve, kushtet që punojnë si dhe lidhjen në mes të punës së fëmijëve dhe arsimit, marrëdhëniet ndërmjet punës së fëmijëve dhe gjendjes financiare të tyre./rajonipress/