UBT

Fëmijët lindin fëmijë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Janë gjithsej 95 femra nën moshën 18 vjeçare, që konsiderohen të mitura, e që gjatë vitit 2012 kanë lindur bebe vetëm në Klinikën Gjinekologjike të Kosovës. Këto të dhëna konfirmohen nga drejtoresha e kësaj klinike, Myrvete Paçarada.

Hulumtimi i gazetës tregon se numri i të miturave që kanë ngelur shtatzënë dhe kanë lindur fëmijë edhe në maternitetet tjera në Kosovë, besohet të jetë shumë më i madh, mirëpo ende nuk ka raport përmbledhës në Agjencinë e Statistikave të Kosovës për këtë çështje.

FITORJA

Por drejtoresha e gjinekologjisë Myrvete Paçarada, ka thënë se numri i grave të mitura që lindin fëmijë në spitalin që drejton ajo, nëse krahasohet me statistikën e përgjithshme të lindjeve në këtë spital, nuk mund të thuhet se është i madh.

“Ne kishim 95 femra nën moshën 18 vjeçare që vitin e kaluar u bënë nëna. Mirëpo ishin gjithsej 10 450 lindje gjatë vitit 2012 dhe nëse krahasohen statistikat, atëherë shihet se është një shpërpjesëtim mes lindjeve të femrave të mitura dhe atyre mbi 18 vjeç që lindin bebe”, ka thënë Paçarada.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.