RCCOLA

Fëmijët kryejnë punë të rënda

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ndër punët e rrezikshme për fëmijët janë cilësuar, puna nga ora 20 të mbrëmjes deri në ora 6 të mëngjesit, ngritja dhe bartja e peshave të rënda, puna në thellësi në sipërfaqe të tokës, ujit, prerja e drunjve etj.

Në komunën e Kamenicës, sot është shënuar 12 Qershori Dita Ndërkombëtare kundër punëve të rënda të fëmijëve, organizuar nga Koordinatorja e Njësisë Komunale për të drejtat e njeriut Nazmije Demolli-Kastrati në bashkëpunim me Komitetin Lokal të Veprimit për Parandalimin dhe Eliminimin e Formave të Rënda të Fëmijëve

Në këtë shënim të pranishëm ishin edhe përfaqësues të policisë, drejtor të shkollave, përfaqësues të Handikos-it, mjek, zyrtarë të komunës së Kamenicës etj. Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut ,Nazmije Demolli-Kastrati, tha se fëmijët anekënd botës përjetojnë shkelje të të drejtave të tyre, sikurse edhe të rriturit.

Mirëpo, për dallim nga të rriturit, shkeljet ndaj tyre janë më të ndjeshme, sepse ata janë në një pozitë më lehtë të cenueshme dhe nuk mund të mbrohen. “ Kudo në botë fëmijët kryejnë punë të rënda dhe të dëmshme, punojnë në bujqësi, industri përfshirë edhe minierat, në ndërtimtari apo në profesione dhe shërbime të tjera, të cilat e dëmtojnë rëndë zhvillimin e tyre, duke ndikuar edhe në zhvillimin e tyre fizik dhe shpirtëror, intelektual dhe emocional “ tha ndër të tjera Demolli-Kastrati.

RCCOLA

Ndërsa, Rifat Hajdari Koordinator i Komitetit Lokal të Veprimit për Parandalimin dhe Eliminimin e Formave të Rënda të Fëmijëve ka thënë se janë njoftuar me rreziqet dhe punët që kryejnë fëmijët. Ndër punët e rrezikshme për fëmijët i ka cilësuar, puna nga ora 20 të mbrëmjes deri në ora 6 të mëngjesit, ngritja dhe bartja e peshave të rënda, puna në thellësi në sipërfaqe të tokës, ujit, prerja e drunjve etj.

Nazim Maliqi Përgjegjës për kulturë në DKRS, ndër të tjera tha se ka shumë të rinj nën moshën 18 vjeçare që shkojnë në diskoteka, në kafiteri të ndryshme deri në orët e vonshme të mbrëmjes, e po ashtu shumica e tyre konsumojnë alkool.

Edhe Rexhep Gashi pensioner, kërkoi që të bëhet verifikimi i fëmijëve se cila është arsyeja që i shtynë këta fëmijë në kryerjen e punëve të rënda. Në këtë debat morën pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Zyrtarja për barazi gjinore, drejtori i shkollës Fillore Fan. S Noli, qytetar, nxënës, përfaqësues të Handikos-it etj./rajonipress/