UBT

Fëmijët kosovarë, në parakalimin e Pranverës në Cyrih

/ 2 minuta lexim

Fëmijë të nacionaliteteve të gjithë botës kanë parakaluar nëpër qendër të Cyrihut për të shënuar festën tradicionale të pranverës «Zürcher Sechseläuten»

Parakalimi i fëmijëve me kostume shumëngjyrëshe është ndjekur nga mijëra spektatorë që e kishin vërshuar qytetin të dielën në një ditë të vërtetë pranverore.

Edona, Isa edhe dhjetëra fëmijë të tjerë shqiptarë nga Kosova kishin ardhur nga e tërë Zvicra, të veshur me kostume kombëtare për të parakaluar për të 11-tën herë me radhë në mesin e 3000 mijë fëmijëve nga e tërë bota në këtë manifestim tradicional të Cyrihut.

Edona tha të jetë krenare që i është dhënë mundësia të përfaqësojë shtetin e saj në mesin e shumë fëmijëve të shumë shteteve që parakalonin me flamuj dhe kostume shumëngjyrëshe që simbolizon fillimin e pranverës.

Fëmijët shqiptarë ishin kryesisht anëtarë të shkollës së vallëzimit shqiptar “Shota”, që udhëhiqet nga koreografi Agron Bajrami.

Fundamenti

Me parakalimin e fëmijëve ka filluar të dielën manifestimi tradicional i Cyrihut “Sechseläuten” që zgjat dy ditë. Këtë vit, në festën e pranverës në Cyrih ka mbretëruar një mot me diell.

Disa fëmijë hodhën karamele dhe çokollata për fëmijët spektatorë të këtij manifestimi që njëherësh edhe simbolizon miqësinë dhe tolerancën ndërmjet vendësve dhe komuniteteve të ndryshme që jetojnë në këtë kanton.

Festa “Sechseläute” vazhdon sot me parakalimin e të rriturve. Ajo përmbyllet me ndezjen e “dordolecit” me emrin “Böög”, që sipas bestytnive të vjetra simbolizon “djegien” e dimrit.

Në varësi nga shpejtësia me të cilën digjet dhe eksplodon “Böog”-u, besohet se do të marrë edhe moti në muajt në vijim.(albinfo)