Mobi Casa

Fëmijët e shkollës shqipe shënojnë Ditën e Pavarësisë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ditën e diel, më 24 nëntor 2013, rrugët në hyrje të Bülachut ishin të ngarkuara nga karvani i nxënësve dhe i prindërve shqiptarë, të cilët po festonin 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

LAPSH „Naim Frashëri“ për kantonin e Cyrihut në një atmosferë festive ka shënuar Ditën e Flamurit së bashku me nxënës dhe prindër nga të gjitha shkollat shqipe të kantonit Cyrih.

Salla e madhe në Bülach ishte e mbushur plot me bashkatdhetarë, të cilët kishin ardhur nga gjithë kantoni dhe më gjerë për t’iu bashkuar festës.

Të pranishëm ishin edhe konsulli kosovar në Cyrih, Sali Sefa dhe udhëheqësja për Kulturë, Rini e Sport për diasporën, Shukrije Ramadani.

Në fillim të programit, si çdo herë, një numër i madh nxënësish të shkollave të mësimit plotësues në gjuhën shqipe nga kantoni Cyrih kënduan vargjet e Himnit të Flamurit nën dirigjimin e mësuesit Hasan Spahiu, më pas moderatoret e programit, mësueset Remzije Shabani dhe Sabahate Krasniqi, përshëndetën të pranishmit dhe prezantuan programin e pasur me recitale, vjersha, këngë dhe valle të ndryshme të përgatitura me përkushtim të madh nga mësuesit e tyre.

Mobi Casa

Në vazhdim për një fjalë rasti moderatoret ftuan kryetarin e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „N. Frashëri“ në Kantonin e Cyrihut, Naser Ulaj, i cili i përshëndeti të pranishmit për festën e madhe kombëtare dhe kaloi shkurtimisht nëpër datat e rëndësishme që janë jo rastësisht të lidhura në mënyrë zinxhirore me datën e 28 Nëntorit.

Ulaj uroi që këtë datë të 28 Nëntorit shpejt populli ynë ta festojë nën një flamur dhe në një shtet të bashkuar.

Më pas në skenë i erdhi radha programit me nxënës, të cilët me zërat e tyre të njomë u prezantuan para publikut dhe prindërve të tyre me recitale, vjersha, këngë e valle të kënduara për flamurin, për Shqipërinë, për Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe për trojet e coptuara jashtë shtetit amë, Shqipërisë. Në fytyrat e prindërve të tyre shihej gëzimi dhe buzëqeshja, duke i përcjellë me foto dhe video filmime fëmijët e tyre.

Mysafir të LAPSH-së ishin edhe ansambli i njohur „Vatra“ nga Bülachu, të cilët prezantuan disa valle të bukura nga kultura dhe tradita jonë shqiptare.

Pas programit të nxënësve, radha u erdhi këngëtareve, si Adelina Pireva me grupin e saj “Triola”, të “Dodge City”. Me muzikë të pranishmit luajtën valle të bashkuar deri në orët e mbrëmjes./LAPSH Cyrih/albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.