Mobi Casa

Fëmijët e qendrës “Laboratorium” vizitojnë Kuvendin Komunal

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në kuadër të një projekti të Qendrës Kulturore “Laboratorium” në Gjilan, një grup i fëmijëve të moshës 9-12 vjeçare, kanë vizituar të martën Kuvendin Komunal, si organin më të lartë vendimmarrës.

Për t`i respektuar fëmijët, Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, e ka ndërprerë seancën e Kuvendit Komunal për 15 minuta dhe është përgjigjur në të gjitha pyetjet e tyre, që kishin të bënin me numrin e anëtarëve të asamblesë komunale, drejtoritë komunale, buxhetin dhe shumë çështje të tjera.

Mobi Casa

Bunjaku-Rexhepi ka thënë se asambleja komunale përbëhet nga njerëzit e zgjedhur prej qytetarëve, përmes votës së tyre dhe i ka inkurajuar fëmijët që të mësojnë shumë, që nesër dikush prej tyre të jetë në këto ulëse ku merren vendime të rëndësishme për qytetarët e Gjilanit.

Bashkim Nexhipi, udhëheqës i kësaj Qendre Kulturore, ka thënë se dëshira e fëmijëve ka qenë që të njihen me institucionet komunale dhe punën që bëjnë ato./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.