Eko Higjiena

Fëmijët e lindur nga gratë më të moshuara kanë jetë më të mirë

/ 2 minuta lexim

Fëmijët e lindur nga nënat më të moshuara duket të kenë një fillim më të shëndetshëm në jetë, pasi ata kanë nevojë më pak që të shkojnë në spital ngase kanë një imunitet vital, thonë hulumtuesit.

Studimi gjithashtu tregon se fëmijët me nëna më të moshuara përjetojnë një zhvillim më të shpejtë gjuhësor dhe kanë më pak vështirësi sociale dhe emocionale para moshës pesë vjeçare.

Hulumtuesit nga Universiteti College në Londër, kanë analizuar të dhënat nga më shumë se 78.000 fëmijëve të lindur në Angli, gjatë viteve 2000-2002, ndërsa nënat ishin në mes 13 dhe 57 vjeç.

KKVITI

Pra ekipi studiues kanë marrë rezultatet, duke përfshirë peshën e fëmijëve, aksidentet, shtrimeve në spital dhe zhvillim e gjuhës.
Normat janë rregulluar me disa faktorë, duke përfshirë edhe seksin e fëmijës, mosha, pesha, mosha e babait, të ardhurat familjare dhe klasa sociale.
Rezultatet treguan se të dyja, rreziku për aksidente dhe shtrimeve në spital zvogëlohen me rritjen moshës së nënës.

Rreziku i një fëmije nëntë muajsh me një nënë 20 vjeçare për aksident është 9.5 %, kjo është më e vogël për nënat 40 vjeçare prej 6.1 %.
Ndërsa për shtrimin në spital për një fëmijë që ka nënën 20 vjeçare është 16%, ku për një nënë 40 vjeçare bie në 10.7%.

Autorët thonë se nënat e moshuara kanë tendencë që të jenë të arsimuara, kanë të ardhura më të larta si dhe janë të martuara- të gjithë këta faktorë ndikojnë në mirëqenien e fëmijës.