GRANDEMALL

Fëmijët e IP Dardania të Gjilanit shpërndajnë 120 dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në kudër të shënimit të 20 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, Komuna e Gjilanit, nën përkujdesjen e Lutfi Hazirit, ka nisur shënimin e aktiviteteve maratonike.

Në kuadër të kësaj, me një ceremoni të veçantë, fëmijët e çerdhes “Dardania”, kanë shpërndarë 120 dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët trajtohen në shoqatën Handikos.

Ndërkohë, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se në konferencën Mayors of the Children të mbajtur me ftesë të UNICEF në Athinë, është nënshkrues i kësaj Konvente në emër të gjilanasëve, duke theksuar se Gjilani është shembull në organizimin, mbrojtjen dhe integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Eco Higjiena

Ne këtë ceremoni të organizuar nga fëmijët e çerdhes në krye me drejtoreshën Shqipe Kastrati Haziri, kanë marrë pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi Emini, drejtori i DKA’së, Nazim Gagica, u.d drejtoresha e DKRS, Deniza Limani, drejtori i QPS, Mursel Zymberi, kryetari i këshillit të fëmijëve aty, Gëzim Kllokoqi, sikurse edhe përfaqësues të shoqatës Handikos.

Shënimi i kësaj dite ka filluar me vizitën e delegacionit nga Asambleja e Fëmijëve në tri shkolla fillore, dhuratat në IP Dardania, për të vazhduar me aktivitet për fëmijët e zgjedhur nga Hendikos, Asambleja e Fëmijëve, fëmijët nga komunitetet e nga shkollat fillore, të mbështetur nga ‘Albanica’, ‘Kimi’ dhe ‘Mix Shop”.

Ndërkohë, gjatë ditës përfaqësues të Komunës, së bashku me këshillin e nxënësve, do të zhvillojnë një takim me Ambasadën e ShBA’ve, për projektet e ardhshme në kulturë, rini, sport dhe arsim, për të kulmuar me programin e përgatitur nga qendra e vallëzimit modern “Dancing House”, ku përfshihet vallëzimi modern, balet dhe popullore, i cili do të mbahet me fillim në ora 18:00, në Teatrin e Qytetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.