Fëmijë, kujdes nga fishekzjarrët, ato janë të rrezikshme

Viti – Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB), Policia e Kosovës(PK), dhe Komuna e Vitisë, kanë bërë fushatën e përbashkët kundër:Përdorimit të mjeteve piroteknike (fishekzjarrëve).
Posterët vetëdijësues janë shpërndarë dhe vendosur nëpër të gjitha shkollat e kësaj Komune.
EVSB-fishekzjarrët shkaktojnë dëme të shumta, si në aspektin financiar, ndotjen e ambientit, shqetësimet nga shpërthimet apo krismat e tyre, lëndime trupore si dhe viktima të shumta për çdo vit.
Në çdo fund-vit, dhjetëra qytetar përfundojnë në Qendra Emergjente, shkaku i lëndimeve të marrura nga përdorimi i mjeteve piroteknike.
Disa prej problemeve që shkaktohen nga përdorimi i mjeteve piroteknike janë: Lëndimet e natyrave të ndryshme, gjymtimi trupor, problemet e dëmtimit të dëgjimit, humbja e shikimit, shkaktimi i frikës etj.
EVSB – mjetet piroteknike janë të sanksionuara me ligjet në fuqi.
Komuna e Vitisë, Policia e Kosovës, (PK), dhe Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) ; A P E L O J N Ë te qytetarët, e veçmas te të rinjtë që mos t`i përdorin mjetet piroteknike (fishekzjarrët), gjatë festave të fundvitit!
FESTONI ME ZEMËR, RUAJENI SHËNDETIN E JUAJ, NDJEHUNI TË LUMTUR NË FAMILJET E JUAJA.
T’U THEMI SË BASHKU: N D A L MJETEVE PIROTEKNIKE.
Koordinatori i EVSB-së, për:Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu.