Fëmija i goditur nga traktori në Livoq , vdes në QKUK

Gjilan – Një fëmijë i mitur i cili ishte aksidentuar nga një traktor në fshatin Livoq – Cerrnicë të Gjilanit i cili ishte duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë të mërkurën njoftoj policia e Kosovës.
Rasti kishte ndodhur më 30 gushtë 2013 ku një traktor ishte parkuar para dyerve të dyshuarit mashkull shqiptar, për një moment për shkaqe të panjohura traktori lëviz (ecë) me ç’rast lëndime trupore pësojnë tre fëmijë të moshës 3-6 vjet .
Sipas policisë njëri nga të lënduarit dërgohet në QKUK në Prishtinë ndërsa dy fëmijët tjerë janë në Qendrën Spitalore në Gjilan.
Dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur pasi që tre fëmijët kanë qenë duke lozur në të njëjtin traktor./rajonipress/