Fëmija dhe shkalla e inteligjencës
Nëse fëmija juaj parashkollor tregon interesim për vizatim ose për muzikë dhe për art, ky është një shembull shkollor i fëmijës së talentuar, i cili koeficientin inteligjencës (IQ) e ka mbi 130.
Fëmijës suaj nëse i bien në sy veprat e artit ose ju tregon gjëra të bukura, kjo tregon se ky fëmijë, koeficientin inteligjencës (IQ) e ka mbi 130.
Sipas statistikave, fëmijë të tillë ka 2,5 për qind. Gjenitë e vegjël i kanë shumë të theksuara këto veti, ndërsa shkalla e inteligjencës së tyre është mbi 160.
Shumica e fëmijëve (66 për qind) shkallën e inteligjencës e kanë 85 deri në 115. Edhe pse me përqindje mesatare të inteligjencës, këta fëmijë nuk janë të hendikepuar, veçse te të gjithë, pa dallim, gjatë edukimit fillohet nga baza e përbashkët e zhvillimit të anës së fuqishme të personalitetit. /Telegrafi/