RCCOLA

Fejzullahun e zhgënjen Suedia, i afrohet Shqipërisë!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Erton Fejzullahu është zhgënjyer shumë shpejt me Suedinë. Ai është lodhur duke pritur një ftesë nga përzgjedhësi Erik Hamren. 26-vjeçari nga Kosova, ka qenë pjesë e ekipit të parë të Suedisë në pesë ndeshje, mirëpo nuk ka luajtur në asnjë takim zyrtar. Ai ka luajtur vetëm në dy ndeshje gjatë një turneu, dhe një takim miqësor. Mirëpo, kalimi i tij nga kampionati suedez, ku bënte gola me Djurgardenin në Kinë tek Bejing Guoan, ai nuk është ftuar më.

“Shikoni vetëm se sa gola kam bërë gjatë këtij viti. Nëntë në Djurgarden dhe tetë në Kinë. Po ashtu jam ftuar në pesë ndeshje me Përfaqësuesen dhe kam bërë tre gola”, thotë Fejzullahu për “aftonbladet.se”, duke shprehur zhgënjimin në Hamrenin. “Për mua është diçka e papritur, kur çuditërisht nuk ftohesh, dhe nuk të jepet më rasti për të luajtur. Kjo është një ndjenjë e keqe”.

Në bisedime me Shqipërinë

Uji Dea

Fejzullahu tregon se i ka rënë pishman që ka zgjedhur Suedinë para Shqipërinë. Me kuqezinjtë kishte kontakte, por thotë se edhe tani ka mundësi t’i kthehet Kombëtares së ‘Gianni de Biasit’ nëse këtë ia lejon FIFA. “Shqipëria më ka kërkuar për disa vjet. Por, unë isha për shumë vjet në Përfaqësueset e reja të Suedisë, dhe doja ta provoja edhe ekipin e parë. Tani po ndihem i injoruar”, thekson ai, duke folur për mundësinë e zgjedhjes së Shqipërisë. “Do të shohim. Unë nuk kam luajtur asnjë ndeshje zyrtare për Suedinë, por kam qenë në bankinë në ndeshjen kundër Irlandës. Kam kontakte edhe tani me njerëz të Federatës Shqiptare”.

Fejzullahu ka mundësi të zgjedh edhe Kosovën, por që deri më tani nuk ka pranuar të luajë në ndonjë miqësore. Ai para disa vitesh kishte luajtur edhe në Holandë me NEC Nijmegen./Arena/