Fejzullahu shënon për fitoren e Djugardenit

Sulmuesi shqiptar, Ertan Fejzullahu, i ka dhënë fitoren skuadrës së Djurgardenit në kuadër të kampionatit suedez Allsvenskan, kur ka shënuar gol në minutën 77’, i cili edhe doli të jetë vendimtar. Djurgardeni e ka mposhtur skuadrën e Halmstadit me rezultat 1:0.
Petrit Zhubi ka luajtur 17 minuta në humbjen e skuadrës së tij Atvidaberg ndaj Norkopingut me rezultat 2:1. Ndërsa portieri, Etrit Berisha, që luan me skuadrën e Kalmarit ka pësuar humbje ndaj Goteborgut me rezultat 2:0.
Gardiani i portës së Kombëtares së Shqipërisë ishte titullar në këtë ndeshje, por pa mundur t’i ndihmojë skuadrës që t’i shpëtojë disfatës.
Mbrojtësi prishtinas, Ilir Berisha, ishte i plotë në barazimin që skuadra e tij Orebro e arriti në udhëtim ndaj Assyriskas me rezultat 1:1, sikurse edhe Shpëtim Hasani.