FITORJA

Fejzullahu në Djurgarden

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Erton Fejzullahu e ka zgjedhur ekipin e ri. Sulmuesi kosovar ka arritur marrëveshje me Djurgardenin, pasi nuk u mor vesh me Mjallbyn. Sipas medieve suedeze, Djurgardeni e ka gjetur gjuhën e përbashkët me NEC Nijmegenin, i cili e posedon kartonin e futbollistit, të cilit do t’ia paguajë 6 milionë kronor (rreth 600 mijë euro).

E përditshmja Kristianstadsbladet shkruan se marrëveshja, përfshirë këtu edhe rrogën e futbollistit dhe pagesën e menaxherëve, i ka kushtuar klubit suedez 10 milionë kronor (1 milion euro).

ARKATANA

Sipas kësaj marrëveshjeje, Fejzullahu do të paguhet rreth 15 mijë euro në muaj, karshi 5 mijë sa i ofronte Mjallby, ku e kishte kaluar sezonin e fundit si huazim. Mirëpo, këtë ofertë e kishte refuzuar futbollisti kosovar, ndërkohë që drejtuesit e klubit suedez shpresonin të mos i vinte ndonjë ofertë më e mirë.

24 vjeçari ishte rikthyer në Holandë ditë më parë, por sërish e mori rrugën drejt Stokholmit, ku do ta nënshkruajë një kontratë mbi dyvjeçare. Ai pritet t’i kryejë vizitat mjekësore te Royal Canal, ndërsa më pas pritet të jetë i gatshëm për Djurgardenin për ndeshjen e së hënës së ardhshme ndaj Sundsvall.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.