UBT

Fejzullahu: Djuargarden si Real Madridi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Transferimi më i madh për skuadrën suedeze, Djurgarden gjatë kësaj vere pa dyshim së është blerja e Erton Fejzullahut nga ekipi holandez, NEC Njimengen. Edhe pse pati oferta nga klube të tjera, sulmuesi kosovar vendosi që karrierën ta vazhdojë te gjiganti suedez.

24-vjeçari me prejardhje nga Kosova, por me nënshtetësi suedeze, tregon arsyet pse zgjodhi Djurgardenin për ta vazhduar karrierën.

“Drejtuesit e klubit më kanë thënë se ata do të organizohen dhe do të kthehen në një klub dominues në Suedi qysh ishin disa vite më parë. Po ashtu, klubi synon që të bëhet një ekip që do të garojë edhe në Evropë. Edhe normalisht që unë zgjodha këtë klub pasi dua të udhëtoj me ta”, ka deklaruar Fejzullahu për uefaqen FotbollDirekt.se.

Mobi Casa

Fejzullahu e ka krahasuar lojën e skuadrës së tij të re me atë të kampionit aktual të Spanjës, Real Madrid. “Unë kam pëlqyer futbollin e kësaj skuadre. Mënyra se si Djurgarden luan futboll më kujton Real Madridin, i cili është ekipi im i preferuar”, theksoi Fejzullahu, i cili është i gatshëm të përballet me presion te skuadra e re.

Anëtari i përfaqësueses U-21 të Suedisë, i cili ka mbrojtur ngjyerat e ekipit suedez Majllby, ka filluar përgatitjet me skuadrën e re, derisa të hënën pritet të debutojë në ndeshjen kundër Sundsvallit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.