RCCOLA

Fejzullahi provohet te Hoffenheim

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Mbrojtësi nga Tërrnoci, Arbnor Fejzullahi, është duke qëndruar në Gjermani, për tu provuar tek skuadra e njohur gjermane Hoffenheim. Lojtari aktualisht është nën kontratë me skuadrën nga Kavaja, Besën ndërsa është duke qëndruar në prova te Hofffenheimi, që tri ditë.

RCCOLA

Në një prononcim për Tribuna, Fejzullahi ka treguar se si është pritur nga klubi, si dhe për përgatitjet e bëra atje “Ka tri ditë që kam ardhur në Hoffenheim dhe jam duke u provuar tek kjo skuadër e famshme gjermane. Menjëherë pasi kam mbërritur, i kam filluar përgatitjet me skuadrën dhe ato janë duke shkuar për mrekulli. Jam shumë i kënaqur me pritjen që më është bërë si nga klubi ashtu edhe nga lojtarët të cilët sillën mjaftë mire me mua duke treguar kulturën e madhe që kanë gjermanët”, deklaroi fillimisht Fejzullahi. (Tribuna).