Fundamenti

Fejohet me të dashurin e saj gjerman

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Modelja Nora Asani ka zgjedhur këtë fundvit t’i jap fund beqarisë së saj. Ajo sapo është fejuar me të dashurin e saj Simonin, i cili me nacionalitet është gjerman. Ka më se një vit që Nora është në lidhje dashurie me Simonin, kështu që dashuria e tyre tashmë edhe u zyrtarizua.

“Thënë të drejtën nuk kam dashur ta bëjë publike lidhjen time me Simonin para kohe, kështu që tani besoj se ka ardhur momenti meqë edhe dashuria jonë u kurorëzua me fejesë. Janë bërë gati një vit që jam në lidhje me Simonin, kështu që dashuria jonë për njëri tjetrin është mjaftë e madhe. Uroj që kjo dashuri të jetë e përjetshme”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Nora karrierën e saj prej modele po e ushtron gjithandej botës dhe ajo gjatë karrierës së saj është bërë pjesë e kompanive të njohura botërore. Së fundi ajo bashkëpunon me kompaninë “Poko Pano” ku po prezanton koleksionin e ri me rroba banje. Ajo ka disa muaj që është duke u marrë me “Yoga”, mësimin e së cilës e ka marrë gjatë qëndrimit të saj në Indi.

Uji Dea

Ajo ndjehet e lumtur që gradualisht po e përmbushë ëndrrën e saj të kamotshme. Nora edhe pse jeton jashtë Kosovës, ajo asnjëherë nuk rresht së prezantuari veten si kosovare në shumë evenimente botërore. Pas përfaqësimit të Kosovës në “Miss Earth”, që u mbajt disa vjet më parë në Filipine, sukseset e saj në rrugëtimin drejt modelimit u rritën edhe më shumë.

“Jam e lidhur me Kosovën dhe asnjëherë nuk do të kisha refuzuar të marrë pjesë në ndonjë eveniment atje në Kosovë”, shton ajo. Nora uron që fusha e modelimit në Kosovë të zhvillohet çdo ditë e më shumë dhe t’u jepet mundësi modeleve të reja ta tregojnë talentin e tyre në këtë fushë, sepse modelet e këtilla vërtetë nuk mungojnë. Ajo uron që edhe në vitin 2014 të ketë suksese të mëdha në fushën e modës./zeri/