Fehmi Fetahi: Investimet në resortin “Vali Ranch” janë biznes familjar, por dedikuar Kosovës

Gjilan – Fehmi Fetahi pronar i resortit më të madh në rajon “Vali Ranch” thotë se të gjitha investimet që janë bërë në “Qytetin e Bardhë” në Përlepnicë janë biznes familjar, por me dedikim për Përlepnicën, Gjilanin e Kosovën. Unë jam i kënaqur deri tani sepse “Vali Ranch” tashmë është destinacion i përhershëm i mijëra familjeve kosovare, por edhe të atyre nga diaspora.
Fehmi Fetahi pronar i resortit “Vali Ranch” nuk e fsheh faktin se investimi i tij në vendlindje në Përlepnicë ishte i qëlluar.”Nuk jam frikësuar asnjëherë që të investojë në Kosovë, edhe pse kishte pengesa në fillim shkaku i rrymës e mungesës së infrastrukturës, por tani po e shoh që ia ka vlejtur. Kemi ndërtuar një qytet të tërë ku pothuajse nuk mungon asgjë” shprehet Fehmi Fetahi për rajonipress.
Fehmi Fetahi i cili ka një kulturë me stil evropiani mendon se tërë investimin e ka biznes familjar. “Investimi është biznes familjar, por ia kemi dedikuar Kosovës dhe qytetarëve të saj. Janë mbi 250 familje që mbahen dhe i kanë të punësuar fëmijët e tyre në këtë kompleks. Mos të flas për taksat komunale dhe përfitimet tjera që përfiton Gjilani, meqë ne jemi ndër vendet më të përzgjedhura në Kosovë” shprehet Fehmi Fetahi.
“Vali Ranch” është një nga komplekset hoteliere më të kompletuara që përcillen edhe me finesa atraktive e peizazhe të bukura nga natyra.”Këtu është vend ideal për pushim e rekreacion. Më vjen mirë që mysafirët e shumtë kanë lënë komente e komplimente pozitive dhe ky fat është një motiv shtesë për ne” shton Fetahi.
Fehmi Fetahi thotë se ndonjëherë tërë punën dhe menaxhimin e përcjell edhe nga Zvicra, por ka krijuar besim tek menaxhmenti.”Janë njerëz të sigurt, punëtor e të respektueshëm dhe asnjëherë nuk e kam asnjë dilemë rreth menaxhimit të “Vali Ranch” shton ai.
Fehmi Fetahi flet fjalë të mira edhe për bizneset lokale, qytetarët e mediat që e kanë përkrahur këtë investim.”Në fakt kam pasur mbështetje edhe nga Rexhep Kadriu e Lutfi Haziri i cili e mbajti premtimin dhe e asfaltuan rrugën e cila ishte e domosdoshme. Kam pasur përkrahje edhe nga institucionet dhe kjo është e mirë dhe pozitive për një biznes” u shpreh Fetahi.
Ndryshe, “Vali Ranch” edhe për festën e Vitit të Ri ishte i stërmbushur me mysafirë derisa për argëtimin e tyre është kujdesur Shkëlzen Jetishi Xeni./rajonipress/