Federata e Zvicrës në gjyq, “sherri” i Sadikut
Lugano ka vendosur të çojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, Federatën e Futbollit të Zvicrës, meqë vlerëson se është dëmtuar ajo dhe sulmuesi Armando Sadiku.
Komisioni Disiplinor vendosi t’ia marrë fitoren 3:0 Luganos të arritur ndaj Locarnos ditë më parë, për shkak të regjistrit të gabuar të lojtarëve.
Nga ky vendim është prekur dhe Sadiku, që shënoi dy gola në këtë ndeshje, por që tash nuk i figurojnë në konton e tij. “Vendimi kushtëzon jo vetëm renditjen e klubit por edhe atë lojtarëve të veçantë. Armando Sadikut i janë hequr dy gola në renditjen e golashënuesve, duke shkaktuar dëm biznesi”, thuhet në komunikatën e klubit zviceran të martën.
“Me dëm biznesi” nënkuptohet një shitje e mundshme e futbollistit në verë. Dy gola më pak a më shumë në listën e golashënuesve mund të thonë shumë për vlerën financiare të tij në treg. Sadiku ka shënuar 14 gola në kategorinë e dytë të Zvicrës, por tani i llogariten vetëm 12.(koha)


