Eko Higjiena

FDBK peticion Parlamentit Evropian dhe Gjykatës Ndërkombëtare

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar (FDBK) i udhëhequr nga Gafurr Adili i ka dërguar një peticion Parlamentit Evropian dhe Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut kundër dënimit të 11 shqiptarëve të Preshevës nga ana e autoriteteve të Beogradit, duke u akuzuar pafajshëm për gjoja kryerjen e krimeve të luftës gjatë konfliktit të 1999, si pjesë e një grupi të ashtuquajtur “Grupi i Gjilanit”.

“Dënimi i Gjykatës Supreme në Beograd ka qëllimin që t’i frikësojë shqiptarët e Luginës së Preshevës, të mos luftojnë për çlirimin e ribashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar. Njëkohësisht regjimi i ri i ortakëve të krimilnelit Sllobodan Millosheviçi, Nikolliç dhe Daçiç, tentojnë të barazojë xhelatin (Serbinë) me viktimën (shqiptarët) dhe të inskenojë se shqiptarët kanë kryer ‘krime lufte’ kundër serbëve, si dhe se kështu Serbia ka ‘të drejtë morale’ të mbajë të pushtuar e të kolonizuar Kosovën Lindore (Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin). Ata, Nikoliç dhe Daçiç, duan ta paraqesin Serbinë kriminale se lufton kundër “krimeve të luftës” dhe UÇK-në ta inkriminojnë. Arrestimi, presioni psikologjik i tmerrshëm, gjykimi dhe dënimi i ish-luftëtarëve të UÇK-së me 116 vjet burg i ngjan periudhës së errët rankoviçiane e millosheviçiane dhe dëshmon se Beogradi ka mbetur me kokën në metrat e vjetra antishqiptare dhe aspak demokratike e në përputhje me të drejtat e njeriut”, reagoi Adili, transmeton INA.

Fundamenti

Sipas reagimit të FDBK-së, shqiptarët të dënuar kanë qenë praktikisht të kidnapuar nga shtëpitë të tyre, me një ushtrim dhune fizike dhe psikike të tmerrshme, dhe u është ushtruar këtë dhunë për t’i poshteruar para botës së qenkan “kriminelë lufte”. FDBK thekson se gjatë arrestimit dhe dënimit të këtyre shqiptarëve të pafajshëm janë shkelur tmerrësisht Konventat Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive themelore.

“I bëjmë thirrje Parlamentit Evropian të dënojë këto shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e Serbisë dhe të kërkojë lirimin e të akuzuarëve, kurse Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut i kërkojmë që të ndërrmerr masat procedurale të përcaktuara nga Konventa për të drejtat e njeriut kundër Beogradit”, apelon FDBK-ja.