Uji Dea

FC Drita U-17 pas gjashtë vitesh rikthehet në Superligë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në garat regjionale, FC Drita U-17, ishte e pa konkurrencë dhe pa asnjë humbje duke shënuar 74 gola ndërsa kishte pranuar vetëm 4 gola, duke paralajmëruar se në garat e play-off-it, do të bënë gjithçka që të rikthehet në Supeligën e Kosovës pas plot 6 vitesh dhe këtë e arrin në mënyrë triumfale.

Nga tri ndeshjet e zhvilluara të play-off, FC Drita U-17, ka mposhtur Podujevën 7-0, Istogun 2-0 dhe Drenicën 2-0, duke u inkuadruar në Superligë pa asnjë humbje dhe pa gola të pësuar, çka është e jashtëzakonshme për këtë gjeneratë.

FITORJA

FC Drita ndeshjen finale për të zhvilluar e pret fituesin në mes F.Kosovës e Ulpianës por kjo ndeshje për “bardhekaltërtit”, nuk ka ndonjë rëndësi të madhe pasiqë ata kanë siguruar inkuadrimin në Superligë. Meritë të veçantë për gjithë këtë sukses, kanë futbollistët por edhe trajneri Ardian Latifi, i cili po dëshmon se do të ketë një karrierë të mirë në zejen e trajnerit. “Jam shumë i lumtur për këtë sukses. Në garat Regjionale nuk kemi pësuar humbje e kjo vazhdoi edhe në play-off. Dua t`i falënderoj të gjithë futbollistët për kontributin e dhënë, duke dëshmuar se këta futbollist do të kenë perspektiv në të ardhmen, këtë sukses i’a dhuroi të gjithëve atyre që na kanë mbështet, ndërsa në Superligë na presin sfida të reja, tani po rikthehemi pas 6 vitesh aty ku e kemi vendin”, ka bërë të ditur trajneri Ardian Latifi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.