UBT

FC Drita U-15 rekordmene në futbollin e Kosovës

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Grupmoshat e reja të FC Dritës U-15, kanë bërë histori në futbollin e Kosovës në kategoritë të reja, duke dëshmuar se nga ky grup i U15 do të dalin futbollist të kalibrit të lartë me të cilin do të krenohet edhe FC Drita, por një ashtu edhe futbolli i Kosovës.

Në kategorinë e U-15 tek FC Drita, në këtë grup ka talent të mëdhenj të futbollit, duke shënuar rezultate impozante në garat e kësaj kategorie.

Nga 18 ndeshje të zhvilluara kanë arritur rezultat të 100%, ku nga 18 ndeshje të zhvilluara kanë shënuar po aq fitore, duke shënuar në portat kundërshtare hiq më pak se 109 gola, ndërsa kanë pranuar vetëm 6, duke dëshmuar superioritetin e tyre.

Pionerët e FC Dritës U15, kanë mundur edhe të shënojnë edhe më shumë gola, por në tri ndeshje kundërshtarët e tyre nuk janë paraqitur në fushën e blertë. Nuk ka dyshim, që njëri ndër më meritori për këto rezultate kulminante është trajneri – ish-futbollisti i dikurshëm i FC Dritës, Mentor Sijarina, i cili thekson se është krenar me futbollistët e tij. “Ka qenë një kampionat shumë i gjatë, i mundimshëm me plot sfida e derbi, por e tërë sakrifica e jonë përgjatë 18 javëve më në fund u kurorëzua me titull të kampionit duke arritur rezultate tejet të mira. Gjithë merita i takojnë çdo futbollisti, të cilët me djersën e tyre e sakrificën e tyre, së bashku e arritëm qëllimin të cilin e kishim parashtruar para kampionatit dhe lirishtë mund të them se ata janë heronjët e këtij suksesi”.

Sijarina, njiherit ka falënderuar edhe njerëzit të cilët mbajnë gjallë klubin FC Drita. “Një falënderim i veçantë shkon për njerëzit që po mbajnë klubin FC Drita, dhe të cilët po na krijojnë kushte që ne ti arrijmë këto rezultate, pa ndihmën e tyre ne nuk do ti kishim arritur objektivat tona”.

Hidromorava

Trajneri Mentor Sijarina nga modestia nuk ka dashur që ta dallon asnjë futbollist, pasiqë sipas tij të gjithë janë talenta dhe të gjithë kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm saherë që ju është besuar të jenë në formacion.

Si golashënues më i mirë tek skuadra e FC Dritës U-15 është Lorent Shala i cili ka shënuar hiq më pak se 30 gola.

Ish futbollisti e tani trajneri, Mentor Sijarina, edhe pse ka përfunduar kampionati ai së bashku me futbollist nuk ka ndërprerë stërvitjet me futbollist, pasiqë shumë shpejt brenda ca ditësh do të përballet në Play-Off me skuadrat e Regjioneve tjera të Kosovës të kategorisë Pionerët U-15.

“Për disa ditë vazhdojmë garat në Play-Off me klubet tjera Rajonale të Kosovës, do të jetë një konkurrencë shumë e madhe por ne kemi synimet tona dhe së bashku me të gjitha këta talenta që i kam në skuadër do ti qasemi Play-Offit drejt fitoreve të reja”, ka theksuar trajneri Mentor Sijarina./rajonipress/