FBI zbulon detaje të bombës në Boston

Boston – Imazhe nga hetimet e FBI-së për sulmin vdekjeprurës gjatë Maratonës së Bostonit kanë hedhur dritë mbi bombat e përdorura.

Imazhet nga “Homeland Security” dhe një buletin i FBI-së tregojnë mbetjet e një cante shpine të ngjyrosur me ngjyrë të errët dhe mbetjet e asaj që mund të ketë qenë një tenxhere me presion.

3 persona ndërruan jetë, mes të cilëve edhe një djalë 8-vjeçar, dhe mbi 170 të tjerë u plagosën, kur dy bomba shpërthyen pranë vijës së përfundimit të maratonës.

Presidenti Barack Obama do të udhëtojë drejt Bostonit, gjatë së enjtes, për memorialin.

Agjenti special i FBI-së, Richard DesLauriers, tha gjatë një konference për shtyp se pjesë najloni janë gjetur në skenë, së bashku me fragmente të kuzhinetave dhe gozhdë, të cilat “mbaheshin me shumë mundësi në një pajisje si tenxhere me presion”.

Këto pjesë janë dërguar në laboratorin e agjencisë në Quantico të Virginia-s, ku ekspertët do të rindërtojnë pajisjen për të kuptuar krijimin e saj dhe komponentët përbërës.

Ai shtoi: “Hetimi është ende në hapat e parë. Askush nuk ka marrë përgjegjësitë dhe rrethi i të dyshuarve, ashtu si dhe motivet, mbeten ende të hapura”. DesLauriers i bëri thirrje popullit të raportojnë ndonjë person, që ata e kanë parë të veprojë e që mund të jetë i dyshuar. “Dikush e di, se kush e bëri këtë”, tha ai.

Duke folur në të njëjtën konferencë për shtyp, guvernatori i Massachusetts, Deval Patrick, tha se komuniteti i Bostonit do të “rikuperohet dhe shërohet” nga ky sulm. “Ky është një komunitet i bashkuar, jemi të gjithë një, sa i përket kësaj cështjeje”, tha ai.

Presidenti Obama do të adresojë një shërbim ndërfetar në Boston për viktimat gjatë mëngjesit së të enjtes. Ndërsa Shtëpia e Bardhë njoftoi se Obama ka anuluar një udhëtim të planifikuar për në Kansas, për të folur.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).