FITORJA

FBI është këtu

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Hetuesit e FBI’së kanë mbërritur në Kosovë, ka konfirmuar Ambasada amerikane. Ata kanë nisur të hetojnë vdekjen e Dino Asanajt, ish-Shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Ekspertët amerikanë ishin në Departamentin për Mjekësi Ligjore. Nga aty kanë marrë raportin e autopsisë, prova dhe ekzaminime tjera në lidhje me rastin.

Ata kanë mbërritur.

Fjala përfundimtare e tyre në cilësi të super ekspertëve pritet t’i qartësojë shumë mistere.

Por, më shumë se kaq, atë që do ta thonë e shkruajnë, mendohet se do të jetë përgjigje në pikëpyetjen e madhe – për rrethanat nëse Dino Asanaj, ish-Shef i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), është vrarë apo vetëvrarë.

ARKATANA

Këta janë hetuesit e FBI (Federal Bureau of Invetsigation).

Ata tashmë kanë ardhur në Kosovë.

Një fakt i tillë Gazetës Express të mërkurën i është konfirmuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

“Ambasada amerikane konfirmon që hetuesit në fjalë janë në Kosovë dhe janë duke kryer punën konform kërkesës që u është bërë”, thonë për Express zyrtarë të sektorit për marrëdhënie me publikun pranë Ambasadës së SHBA’ve në Prishtinë.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.