Fundamenti

Faza e dytë e lumit Mirusha nisë shumë shpejt

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Qemajl Mustafa tha se faza e dytë e lumit Mirusha është kontraktuar për 3 milion e 100 mijë euro,kurse përfitues i tenderit është Bejta Comerc.

Mustafa tha se shpronësime do të ketë në një pjesë të trasesë,por shumica e pronave janë të lumit Mirusha, që do të thotë janë prona të komunës.

Sipas Mustafës Qeveria e Kosovës në këtë projekt me rishikim të buxhetit i ka ndarë edhe 800 mijë euro të tjera që donë të thotë se me ato 650 mijë që kanë qenë të destinuara deri tashti, gjithsej për këtë projekt janë 1.45 milion euro e që janë mjete të mjaftueshme për ta realizuar një pjesë të mirë të këtij projekti.

UBT

Mustafa tha se përcaktimi i Qeverisë tek ky projekt është i mirëfilltë dhe besojë që do të mund ta përfundojmë vitin tjetër.

Edhe, Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve tha se për ta eliminuar sa më parë atë kundërmim dhe këtë njollë të zezë të qytetit kërkohet nga qytetarët që ndodhen përskaj lumit mirëkuptim,bashkëpunim dhe solidaritet, deri në përfundimin final të punimeve në lumin Mirusha.

“Me përfundimin e këtij projekti eliminohen shumë sëmundje dhe hiqet era e keqe dhe në vend të atij moçali që ishte dikur e kundërmimi ne jemi të vendosur që të krijojmë zona shumë atraktive të cilat do të shfrytëzohen nga qytetarët”tha Osmani./rajonipress/