UBT

Favorizimet e UP-së me stafin akademik

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Punësimi si staf akademik në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” nuk është i lehtë. Madje, edhe në qoftë se plotëson kriteret e konkursit, vullneti dhe dëshira për t’u bërë mësimdhënës në këtë universitet të “kushton”.

Muaj e vite pa rezultat në ankesat e bëra, pas konkurseve, është ajo me të cilën ndeshet shumica e kandidatëve që synojnë titullin e profesorit universitar. Jo pak kandidatë për asistentë në Fakultetin e Mjekësisë janë të revoltuar me mospërgjegjësinë e dekanatit dhe Rektoratit, ndaj ankesave të bëra nga ata (kandidatët) lidhur me raportin e komisionit vlerësues për përzgjedhjen e stafit akademik për disa lëndë. Ndaj këtij raporti të publikuar në buletinin numër 31, në gusht janë bërë disa ankesa prej kandidatëve që në konkursin e muajit maj-qershor aplikuan për t’u punësuar si asistent.

Sipas burimeve të “Zëri”-it, nga gjithsej 25 kandidatë të cilët kanë aplikuar për këto lëndë, është dhe kandidati Dashnor Alidema, i cili vazhdon studimet e doktoratës në programin ndërkombëtar të Tempus-it për biomjekësi eksperimentale në shtetin austriak. I kontaktuar nga gazeta, Alidema ka thënë se ka bërë një ankesë në Dekanat kundër vlerësimit të bërë për të.

Mobi Casa

“I kam plotësuar kushtet e parapara në konkurs, por komisioni vlerësues nuk më ka dhënë recensionin pozitiv. Prandaj, kam reaguar në lidhje me recensionet. Kam kërkuar të shqyrtohet dhe njëherit të anulohet vendimi i komisionit vlerësues-recensues për lëndët ortodonti paraklinike, etikë mjekësore dhe historiati i stomatologjisë ku kam konkurruar”.

Ai thekson se është kandidati i vetëm nga të gjithë aplikantët që ka plotësuar shumicën e kritereve të parapara me konkurs. “Përveçse plotësoj kriterin e moshës dhe kam notën mesatare mbi 9, gjithashtu aktualisht ndodhem në studime të doktoratës…dhe jam specializant në drejtimin e Ortodoncisë-Ortopedisë së Nofullave, pranë lëndëve ku është shpallur konkursi”, tha Alidema për “Zërin”…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.