UBT

Faturimi i përbashkët i rrymës elektrike – problem për banesat kolektive

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Prishtinë – Shpenzimi i energjisë elektrike në hapësirat e përbashkëta po u sjell probleme banorëve të ndërtesave kolektive. Konsumatorët e banesave të objektit B II në Qafë, prej disa kohësh janë në hall me KEK-un, i cili shkaku i borxhit të përbashkët po ua nxjerrë nga përdorimi ashensorin.

“Në shikim të parë nuk ka asgjë të keqe, ata borxhin duhet ta inkasojnë, por pse këtë inkasim ta bëjë konsumatori në vend se ta bëj vetë KEK-u nëpërmjet rrjetit të inkasantëve?”, thotë Cenë Pushkolli, Kryetar i Këshillit të Banesave.

Ai shprehet se në vend të inkasantëve, Kryesia e Këshillit të banesave është e obliguar të dalë derë më derë për të kërkuar mjete derisa të mblidhet shuma sa kërkohet nga fatura. Edhe fatura e shpenzimeve nuk është e njëjtë.

Mobi Casa

Derisa muajin e kaluar fatura për shpenzimet e përbashkëta ka qenë 45.68 euro, sipas Pushkollit, këtë muaj shuma e faturës është 69.51 euro. “Si është e mundur që të ketë diferencë kaq të madhe në faturim?. Më e keqja është se një numër i madh i qytetarëve refuzojnë të paguajnë, ndonëse për banesë më shumë se 2 euro nuk i bie të paguaj.

Madje shpesh nuk na besojnë se ne po i mbledhim mjetet për rrymën e shpenzuar”, shprehet ai.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.