FIDANISHTJA

Faton Maloku i rikthehet portës së Gjilanit

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Portieri i Gjilanit Faton Maloku pas një lëndimi që kishte tani e një vit, përpos që rikthehet në taborin e “bardh e kuqëve” ai ka nënshkruar edhe kontratën e re me klubin e tij KF Gjilani edhe për edicionin e ri të garave të Superligës së Kosovës në futboll.

Djaloshi nga Gjilani ende pa filluar edicioni i garave të futbollit 2015-2016 kishte thyer dorën dhe tërë edicionin i garave nuk mundi t`ju ndihmoj shokëve të skuadrës së tij, që ishte një hendikep shumë i madh për KF Gjilanin.

“Pata lënduar dorën shumë rënd dhe për një vit të tërë isha jashtë futbollit, gjatë tërë vitit kam qenë nën ethet e futbollit, ishte shumë vështirë t`i shohësh shokët e skuadrës duke luajtur dhe nuk ki fuqi t`ju ndihmosh, ka qenë viti më i vështirë gjatë karrierës sime futbollistike është një episod shumë e vështirë që nuk dua më ta rikujtoj”, shprehet portieri Maloku.

Maloku i cili konsiderohet njëri ndër portierët më të mirë të futbollit të Kosovës tani ju ka bashkangjitur shokëve të skuadrës së tij për betejat e reja të cilat e presin.

“E kam pritur me padurim ti veshi dorëzat dhe të rikthehem në mes shtyllave, shumë herë tërë natën nuk kam shti gjumë në sy, kam pasur dhimbje të mëdha dhe në disa momente kam menduar se karriera ime ka marrë fund por dashuria ndaj futbollit ka bërë që ti mposhti të gjitha pengesat gjatë këtij lëndimi të cilin e vuajta për një vit të tërë”. kujton Maloku.

Hidromorava

“Gardiani” i portës së Gjilanit i cili me padurim e pret fillimin e kampionatit të Kosovës ka vazhduar kontratën e tij të re me KF Gjilanin edhe për një vit.

“Me të përfunduar edicioni i garave kam nënshkruar kontratë të re me KF Gjilanin dhe jam i lumtur për këtë pasi kemi të bëjmë me staf serioz të cilët e udhëheqin skuadrën poashtu jemi edhe disa futbollist në skuadër të cilët njihemi për një kohë të gjatë dhe shpresoj se edicioni i ri i garave në Superligën e Kosovës në futboll këtë vit do të jetë mjaft interesant pasi jemi nën ombrellën e UEFA-s dhe FIFA-s, ndërsa skuadra jonë do të jetë në kreun e tabelës së klasifikimit pasi kemi cilësi mjaft të mirë në skuadër”, bënë të ditur portieri, Faton Maloku.

Portieri i Gjilanit Maloku tregon edhe për rrjedhën e Kampionatit Evropian në futboll i cili po zhvillohet në Francë.
“Është një Kampionat shumë interesant nuk ka ndonjë kombëtare favorizuese të gjitha janë të barabartë dhe po ndodhin befasi të ndryshme, jam i lumtur që Kombëtarja e Shqipërisë që ishte pjesëmarrëse dhe tregoi lojëra cilësore, do të jetë kjo një nismë e mirë për futbollistët Shqiptarë duke i treguar Evropës se edhe ne dimë të luajmë futboll dhe në mesin tonë ka talenta të mëdhenj të futbollit por ata duhet gjurmuar, ti zhvillojmë në afate të gjata dhe mendoj suksesi do të jetë i paevituar”.

Faton Maloku i cili është një portier shumë i respektuar në futbollin e Kosovës por edhe nga qytetarët e Gjilanit ka një porosi të veçantë për tifozët e Gjilanit “Skifterat”.
“Jam i lumtur që edhe për një vit do të jem në Gjilan ju jeni ata të cilët më stimuloni për fitore të reja të klubit, pa ju asgjë nuk do të ishte interesant faleminderit që gjithmonë më keni përkrah në momentet më të vështira ndërsa në këtë edicion të garave së bashku me ju do ti gëzohemi fitoreve të reja ju këtë e meritoni”, përfundon portieri, Faton Maloku./sylejman ismajli/rajonipress/