RCCOLA

Fatmir Xhelili e Azem Syla propozohen për dëshmitarë

/ 2 minuta lexim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Azem Syla, si dhe ish zyrtari i SHIK-ut, Fatmir Xhelili, janë dy nga emrat të cilët janë propozuar si dëshmitarë nga mbrojtja e Sadik Abazit avokati Ilaz Kadolli, të hënën gjatë shqyrtimit kryesorë, në rastin “Bllaca 2”, kundër pesë të akuzuarve: Sadik Abazit, Driton Hajdarit, Bekim Sylës, Shaban Sylës si dhe Shpresim Ukës.

Seanca e së hënës në Gjykatën Supreme të Kosovës ka nisur me propozimet e mbrojtjes rreth dëshmitarëve të saj, të cilët sipas avokatëve deklaratat e tyre janë të rëndësishme për këtë proces gjyqësorë.

RCCOLA

Kosova Sot, shkruan se propozimet e tij i ka nisur avokati Ilaz Kadolli, i cili ka pohuar se dëshmitarët, të cilët ai i ka propozuar kanë të bëjnë me alibitë e Sadik Abazit. Sipas tij emri i Azem Sylës është përmendur më së shumti gjatë këtij procesi gjyqsorë.

Ai pohoi se arma me të cilën është vrarë Ibush Kllokoqi ka qenë e Azem Sylës, andaj për këtë është e rëndësishme edhe dëshmia e tij.
Ndërsa sa i përket Fatmir Xhelilit, sipas avokatit ai ka qenë ish-zyrtarë i SHIK-ut dhe në disa raste është përmendur nga dëshmitari bashkëpunues me nofkën “Doktorri”
Sipas avokatit Kadolli, ish zyrtari i SHIK-ut, Fatmir Xhelili, përveç që mund të ndihmojë rreth asaj se kanë qenë apo jot ë akuzuarit pjesë e SHIK-ut, ai po ashtu e ka pasur pacient Nazim Bllacën për një kohë prej dy muajsh dhe mund të japë detaje rreth kësaj.