United Hospital

Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm për krime lufte

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Një vit e pesë muaj pas ngritjes së aktakuzës ndaj Fatmir Limajt për krime lufte, gjykata shpalli verdiktin. Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn në lidhje me vrasjet e dy civilëve Ramiz Hoxhës e Selman Binishit.

“Nuk provohen elementet e veprës penale dhe i pandehuri lirohet nga aktakuza”, ka thënë gjykatësi.

Hoxha e Binishi ishin vrarë më 2 tetor 1998 në Komunën e Malishevës gjatë kohës së luftës, pasi, sipas prokurorisë, ishin marrë nga persona të maskuar e të armatosur me uniforma të UÇK-së. Në fjalën përfundimtare prokuroria kishte kërkuar dënimin e Fatmir Limajt për përgjegjësinë komanduese, ngase sipas organit të ndjekjes i akuzuari nuk kishte bërë asgjë për të parandaluar vrasjet.

Gjatë kësaj fjale të dhënë më 6 mars 2018, prokuroria konstatoi se Limaj, por edhe ish-ushtarakë të lartë të UÇK-së gjatë gjykimit nuk arritën ta mbrojnë imazhin e luftës së kësaj ushtrie.

Në të njëjtën ditë, Limaj në fjalën e tij përfundimtare, shprehu keqardhjen për familjet e dy të vrarëve që tha se pavarësisht odisejadës që përjetuan, nuk arritën ta kuptojnë nga ky gjykim kush i kishte kryer vrasjet.

ARKATANA

Limaj dhe avokati i tij Tahir Rrecaj e cilësuan lehtësim për familjet e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit vërtetimin gjatë gjykimit se dy të vrarët nuk u vranë si kolaboracionistë, e as tradhtarë të kombit.

Aktakuza ndaj Limajt për krime lufte ishte ngritur më 28 tetor 2016.

Aktakuza e ngarkonte të pandehurin Fatmir Limaj se si pjesëtar i UÇK-së dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Sipas Prokurorisë Speciale, Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, më 2 tetor 1998 janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.

Prokuroria në aktakuzë pretendonte se Fatmir Limaj i ka parë kufomat e viktimave dhe e ka ditur për krimin e kryer, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarrë masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjëherë nuk e ka paraqitur te organet kompetente për hetim dhe ndjekje./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.