UBT

Fatmir Limaj lirohet nga arresti shtëpiak

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Një gjyqtar i EULEX-it nga Gjykata Themelore në Prishtinë e ndërpreu masën e arrestit shtëpiak për dhjetë të pandehurit e rastit Kleçka.

Për të pandehurit është urdhëruar masa e paraqitjes në stacion policor dy herë në javë. Veç kësaj, të pandehurve nuk u lejohet ta lëshojnë Kosovën deri në urdhrin e radhës nga gjyqtari kryesues thuhet në njoftimin e EULEX-it./rajonipress/

——————————————————–

Kryetari i trupit gjykues, në Rastin “Kleçka”, ka marrë vendimin me të cilin Fatmir Limaj është liruar nga arresti shtëpiak deri në një vendim tjetër.

Ky vendim u mor në seancën e sotme të Gjykatës së Apelit, Kurse vendimi përfundimtar do të shpallet më 17 shtator. Lajmin e ka konfirmuar avokati i Limajt, Tomë Gashi.

“Sikurse është pritur është liruar nga arresti shtëpiak Fatmir Limaj dhe gjithë bashkëluftëtaret tjerë. Ky është një lajm i mirë dhe mund t’i prijë aktgjykimit lirues që pritet të ndodhë më 17 shtator”, tha Gashi për indeksonline. /Telegrafi/

Eco Higjiena

——————————————————

Më 17 shtator verdikti për Rastin “Kleçka

Procesi gjyqësor për Rastin “Kleçka” po shkon drejt fundit. Këtë e ka konfirmuar avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tomë Gashi, i cili ka thënë se tani dihet data e përfundimit të aktgjykimit të Fatmir Limajt dhe 9 ish ushtarëve të UÇK.

“Sot jemi njoftuar se kryetari i trupit gjykues do të donte të shpallte aktgjykimin në rastin Kleçka me 17 shtator, 2013, dhe në atë ditë do të kemi vendimin përfundimtar në rigjykimin maratonik për Limajn dhe të tjerët”, ka thënë Gashi për “Zërin”.

Sipas tij, nesër (e mërkurë) prokurori Salustroi do të paraqes fjalën përfundimtare, ndërkaq pas tij, këtë do ta bëjë edhe mbrojtja e Limajt, dhe pastaj më datë 10 dhe 11 shtator, do të pasojnë fjalët përfundimtare të avokatëve tjerë, dhe përfundimisht do të kemi verdiktin definitiv më 17 shtator 2013.

“Mbrojtja e Limajt është e bindur se mund të ketë vetëm aktgjykim lirues për Limajn dhe 9 bashkëluftëtarët e tij ngase me asgjë nuk është vërtetuar e kundërta e lirmit të Limajt dhe të tjerëve në maj të vitit 2012. Ne kemi pasur një rigjykim, epilogu i të cilit në bazë të Ligjit dhe drejtësisë është ditur nga dita e parë”, ka thënë Tomë Gashi për “Zërin”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.