“Fati i Trepçës” – fati i Kosovës

/ 9 minuta lexim
Fundamenti

Nga : Nijazi Ramadani -Libri i publicistit dhe studiuesit, Daut Dautit, “Lufta për ‘Trepçën’ ( sipas dokumenteve britanike), ka vënë në spikame një çështje mjaft të rëndësishme kombëtare dhe globale, e cila ka qenë dhe ende është në qendër të vëmendjes për qytetarët e Kosovës, si edhe për të tjerët.

Dauti, duke e mbarështuar ketë çështje , vetëm në aspektin pronësor, social, por jo edhe atë emocional, siç pretendohej të paraqitej më parë nga shumë qarqe të ndryshme, si në aspektin e nivelit nacional dhe atë ndërkombëtar.

Për kundër kësaj, autori sjell fakte dhe dëshmi për një tendencë të vazhdueshme të shfrytëzimit ekonomik-koloniale, duke iu shtuar këtij edhe fakti ne qasjen pronësore juridike, si dhe aspektin e gllabërimit politik koloniale, përmes dokumenteve Britanike diplomatike, ne baze te fakteve te vjela nga Publik Rekord Offic-it dhe arkivit te Foreign Offic-it ( MPJ te BM).

Qëllimi i këtij studimi në ketë libër, siç ka pasur për orientim vetë autori, thotë ne parathënie te librit se, ka qene ndriçimi për here te pare i kësaj periudhe aq te përfolur dhe qe ka te beje me shfrytëzimin e minierës se “Trepçës” para, gjate dhe pas Luftës se Dyte Botërore, sidomos gjatë periudhës se investimeve britanike në këtë miniere, prej vitit 1927 e deri ne fund te kësaj lufte, si dhe kontestet gjyqësore, deri në çregjistrimin e saj ne vitin 1960. Studimi i cili paraqitet dhjete kapituj, ka për bazë një material të bollshëm dhe te shfrytëzuar maksimalisht nga autori.

Përveç kësaj , autori i kushton një vëmendje te veçante edhe historikut, situatës, si dhe rrethanave ekzistuese ne te cilat u shfrytëzua, duke filluar nga kohet e lashta e deri në ditët e sotme. Njohurit dhe të dhënat, ashtu sikur që thuhet që ne titull, autori i ka mbështetur mbi dokumentet britanike.“Kosova notonte mbi xehe, këtë e dinin edhe britanikeve (përmes Beogradit)”, thotë autori, por te shtuar pastaj se: ”Britaniket e shfrytëzuan ‘Trepçën’ ne bashkëpunim me disa aksionar te tjerë, ne mesin e te cilëve kishte edhe qytetare nga Kosova, si dhe vete, Nikolla Pashiqi.

Në këtë shtjellim shkencor, publicistike –historik është përfshirë edhe periudha me delikate e pushtimit nga nazistet gjermane, të cilët e shtrinë pushtimin e tyre deri aty ku shtrihej pasuria nëntokësore e ‘Trepçës’. Kështu, gjermanet me 6 prill 1941 pushtuan Beogradin, kurse sipas te cilave, dy dite me vone nga ‘Trepça’ tërhiqen britaniket, para një pushtimi te ri, duke i tërhequr apo ngrire edhe investimet e tyre. Britaniket, përpos humbjes se aksioneve, kishin edhe hallin edhe të një fakti tjetër, se: ’Trepça’, dhe investimet e tyre, po shfrytëzoheshin nga armiku i tyre.

Periudhe gjithashtu interesante paraqitet edhe koha e ndërrimit te regjimit ne ish Jugosllavi, atëherë kur ndodhi ardhja e komunisteve ne pushtet pas do zgjidhjeve sa për sy e faqe, ku do te paraqitej edhe ish Mbretëria. Kjo, do te pasonte pas Luftës se Dyte Botërore, kur do te behej nacionalizimi i pronës private, pra me konkretisht me 1948, kohe kjo kur palët e konfrontuara rropaten serish te jene vendimmarrës edhe për fatin e mëtutjeshëm te minierës se arte.

Sipas autorit, atëherë sikur edhe rifillojnë te ripërtërihen kontaktet diplomatike ne nivele te larta jugosllave-britanike, për ta përcaktuar pozitën dhe statusin e saj, te cilën e ndiqte edhe atë fati i Kosovës. Si rrjedhoje, sipas autorit, pasojnë lojërat taktike dhe problemet me nacionalizimin e pronës ne pronësi shoqërore.

Kontesti jugosllave dhe britanik kalon nga investimet private ne ato diplomatike, pa përjashtuar edhe me tutje kontestin ne mes aksionareve te saj, siç ishte futja e vete ish njeriut numër një, Nikolla Pashiqit, por edhe te disa aksionareve shqiptar nga Kosova.

Pra, libri i Dautit është vlerësuar nga njohësit e saj, se është një vepër kapitale, e cila flet për te kaluarën, te tashmen, dhe qe ne një fare mënyre jep indikacione edhe për te ardhmen e këtij gjiganti ekonomik dhe te kësaj pasuri te nëntokës se Kosovës. Sepse siç, shprehet edhe vete autori, “paraqet bazën e një pavarësi (sovraniteti) ekonomik te vendit (Kosovës)”.

Librit i bashkohen edhe referencat, materialet përcjellëse te hulumtuara dhe, 37 dokumente origjinale, me te rëndësishme, nxjerr nga arkivat britanike, e te cilat ne fakt hedhin drite se bashku me punën voluminoze te autorit dhe profesionalizmit te tij, për here te pare mbi këtë gjigant kosovar. Sipas se cilës edhe munde te matet vlera e një vendi, problem i se cilës ishte dhe shtrohet për zgjidhje, krahas statutit te Kosovës.

Qasja e përpunimi i te dhënave profesionale, materialeve nga autori, si ekspert i çështjeve juridike, është marre si tërësi e atribuuar dhe trajtuar ne formën publicistike, dokumentare dhe historike. Fakt ky, qe e bene trajtesën shkencore me te drejtpërdrejt, si dhe mënyrën e mbarështimit dhe këndvështrimit profesional dhe shkencor te ngjarjeve, si ne kontestin historik, politik, diplomatik dhe kohor.

Me këtë, qasje i jepet ‘Trepçës’ përmasat reale të një kompanie globale qe do te mbetet edhe me tutje, prej vitit 1927, kur merret ne shfrytëzim nga britaniket, duke vazhduar me kjo me çregjistrimin e kësaj kompanie ne vitin 1960. Sipas dokumenteve te publikuar, me këtë rast arrihet marrëveshja jugosllave-britanike për kompensim, vit kur përmbyllet kontesti gjyqësor maratonik, me pagesën e fundit.

Me këtë përfundon edhe libri dhe trajtesa për minierën e arte te Kosovës. Daut Dauti, me profesion jurist, i lindur ne Kokaj te Gjilanit, me 1960, ka pasqyruar një pjese te mire te kohës, ne librin e tij ‘Lufta për Trepçën’ (sipas dokumenteve britanike). Autori, ka dhënë një projeksion te rëndësishëm për fatin e kësaj xeherore ne një periudhe me te rende, fat ky i ndërlidhur ngushte me fatin e Kosovës, jo vetëm ne kohen për te cilën është trajtuar, por qe nga kohet me të hershme dhe për të ardhmen si një projekt i përmasave nacionale dhe globale te zhvillimit. Dashtë zoti, e do zgjidhet se shpejti.

Libri është botuar në vitin 2002 nga KIEAI dhe ka 190 faqe. Kjo vepër e zhanrit të publicistikës është tregimi për Trepçën që është tërësisht i bazuar në dokumentet e arkivave britanike, shumica e tyre të nxjerra në PRO (Public Record Office) që është arkiv i Foreign Office-it britanik.

Uji Dea

Ngjarja paraqet kohën kur Trepça ishte pronë britanike dhe problemet që lindën me okupimin e Trepçës nga gjermanët e deri pas nacionalizimit të kësaj kompanie nga regjimi komunist jugosllav ku dolën edhe çështje që u zgjidhën me diplomaci, dhe më në fund, edhe me anë të gjykatave.

Autori Daut Dauti, me anë të këtij libri sjell jo vetëm problemet a natyrës praktike të hapjes dhe operimit të punëve në minierën e Trepçës që kanë bërë britanikët, por këtu paraqitet edhe një histori tejet interesante dhe e pa parë më herët e që ka të bëjë edhe me luftën dhe diplomacinë që është bërë në mes të Britanisë së Madhe.

Dauti Dauti është lindur më 1960 në Kokaj të Gjilanit.

Shkollën fillore e kreu në Prishtinë kurse të mesmen, gjimnazin, në Gjilan. Ka kryer fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës, kurse studimet post diplomike i kreu në Thames Valley University të Londrës – në degën e Unionit Evropian.Shkrimet e para i ka botuar në Bota e Re, pastaj ka vazhduar të shkruaj në revistën javore Zëri, për të cilën, nga viti 1994 e deri më 1999 ka qenë korrespondent nga Londra.

Gjatë vitit 1999-2001 ka punuar redaktor në IËPR (Institute for Ëar and Peace Reporting) në Londër, dhe ka themeluar zyrën e këtij instituti në Prishtinë. Nga viti 2000 deri në fillim të vitit 2002 ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i SHGK (Shoqata e Gazetarëve të Kosovës), organizatës së parë të pavarur të gazetarëve në Kosovë. Gjatë kësaj kohe (2000 – 2002) ka qenë edhe anëtarë i pavarur në KQZ (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve).

Gjatë vitit 2002 ka qëndruar në Dayton, në Kettering Foundation, ku ka bërë hulumtime shkencor në lidhje me medien dhe demokracinë. Që nga kjo kohë, duke qenë anëtar shkencor (International Felloë) i këtij instituti të rëndësishëm amerikan, ka hulumtuar dhe botuar një varg studimesh në fushën e gazetarisë, politikës dhe atë të shkencave juridike. Gjatë vitit 2005 ka punuar si këshilltar për media i kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumit dhe zëdhënës i kësaj qeverie.

Kohëve të fundit ka punuar në zyrën për informim të IOM (International Organisation for Migration) në Londër. Po ashtu, gjatë këtyre viteve, në Londër ka vazhduar të paraqitet me shkrime dhe ka debatuar për çështjen e Kosovës në forume dhe media të ndryshme britanike dhe në media tjera botërore.

Po ashtu, është angazhuar edhe si këshilltar për informim dhe çështje të Ballkanit për organizata dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare.

Kohëve të fundit, në medie të Kosovës, është paraqitur edhe si analist – kritik i procesit politik në Kosovë. Daut Dauti është autor i këtyre librave:

1. Reflektime Shqiptaro-Britanike;

2. Lufta për Trepçën;

3 Unioni Evropian – Nga Ideja në Realitet;

4. Building an Independent Media in Kosova – Ngritja e mediave të pavarura në Kosovë

5. Assamblies and Ancient Deliberation According to Code of Lek Dukagjini;

Daut Dauti ka botuar një numër të konsiderueshëm të artikujve dhe punimeve shkencore në gazeta dhe revista në vende të ndryshme.