Fati i saj, nuk kishte rrymë
Një grua që kaloi katër orë duke tymosur kanabis super të fortë u shpëtua nga forcat e sigurisë pasi u ngjit në një shtyllë të tensionit të lartë, duke menduar se ishte urë.
Banorët e terrorizuar e panë 21 vjeçaren nga qyteti Zin në Republikën Çeke, duke u ngjitur në shtyllë.
Ajo në gjendje halucinante mendonte se po kalonte në anën tjetër të lumit.
Një zëdhënës i policisë tha se ishte një tmerr për shkak se ajo ishte aq shumë nën efektin e drogës sa nuk kuptonte gjë.
Ai tha se pas dy orësh vajza më në fund u ul.
Ai shtoi se ajo ishte më fat kur u ngjit në shtyllë nuk kishte rrymë.