Fundamenti

Fatbardhi fitues i turneut “Flaka e Janarit”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me mirënjohje është shpërblyer gjyqtari veteran Skënder Hoxha, golashënuesi më i mirë Burim Baxhuku, Fatbardhi, vendi i parë, Lumi Sport, vendi i dytë dhe Drita U19, vendi i tretë.

Ekipi i futbollit “Lumbardhi” nga Livoçi i Epërm i Gjilanit është fitues i turneut tradicional “Rexhep Mala e Nuhi Berisha” , i cili çdo janar mbahet në kuadër të “Flakës së Janari”.

Ekipi nga Livoçi, ka dalë më i miri në mesin e 21 ekipeve sa kanë marrë pjesë, kurse paraqitjen më të mirë e kanë pasur pikërisht në finale, kur kanë mposhtur ekipin “Lumi Sport” me rezultat bindës 7:0.

Është e veçantë se klubi që ka pësuar debakël “Lumi Sport” është përbërë nga lojtarë të KF Drita, emra të njohur të futbollit kosovar, por edhe kësaj radhe u dëshmua se loja kolektive dhe të luajturit bashkë për një kohë të gjatë e ka domethënien e vet.

GRANDEMALL

Në përmbyllje të këtij turneu, Veton Nevzati, drejtor për Kulturë, Rini e Sporte në Gjilan dhe Ahmet Isufi, ish-komandant i Zonës Operative të Karadakut kanë ndarë mirënjohje për lojtarët më të dalluar dhe ekipet më të mira.

Ahmet Daku, një nga organizatorët e turneut ka thënë se turneu ka qenë masovik e sjellja e lojtarëve ka qenë tejet korrekte.

Organizatori i turneut, me mirënjohje ka shpërblyer gjyqtarin veteran Skënder Hoxha, gjyqtarët e turneut si dhe golashënuesin më të mirë Burim Baxhuku. Me kupa, mirënjohje e pajisje sportive u shpërblyen: Fatbardhi, vendi i parë, Lumi Sport, vendi i dytë dhe Drita U19, vendi i tretë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.