Eko Higjiena

Fatale është, nëse populli është i paditun, e jo individi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Gani Sadiku – Albert Einsteini ka thënë “janë dy gjëra që nuk kanë kufi, Universi dhe budallakia njerëzore.Bile për universin nuk jam plotësisht i sigurt a ka fund”.!

Në elitën politike, kemi politikanë të pashkollë, me nota të dobëta, me suksese të shkëlqyeshme, por të gjithë këta ndërrohen, shkojnë e vinë.

Në praktikën tonë politike më hajna e më kriminel po tregohen ata që janë më të shkathtë, e më të përgatitur për idiotësira e punë të pista.

Shumë pak ka rëndësi se si e ka pasur suksesin Atifete Jahjaga në shkollë të mesme, kur ajo për këto vite sa ka qenë Presidente, me kulturën, paraqitjen dhe sjelljen e saj në arenën ndërkombëtare, i ka dhënë imazhin më të mirë vendit, nga të gjithë politikanët mbledhë së bashku.

ARKATANA

Dhe hapja e temave të tilla është një marrëzi në vete.
Kjo është një propagandë e oligarkëve dhe një survejim i qarqeve të caktuara të tipit stalinist e titist, për ta denigruar personalitetin e Presidentes nga frika e ri kandidimit të saj, pasi që ajo asnjë herë gjatë tërë mandatit, nuk është përfolur për afera korruptive, për krim apo për ndonjë skandal tjetër.

Edhe Margaret Thaçer e Helmut Kohl, por edhe shumë lider tjerë me përmasa botërore, nuk kanë pasur shumë suksese nëpër bankat shkollore, por në politikë i kanë shërbyer vendit më shumë se çdo shkollarë i asaj kohe.

Jo domësdoshmërisht duhet të jesh Akademik e Dr. Mr. etj, për me qenë në politikë.
Kjo bëhet vetëm në Kosovë, edhe ate jo për të fituar njohuri, jo për tu përgatitur profesionalisht, por për ta përdorur gradën shkencore si një plaf i të këqijave dhe dështimeve politike.

Fatale dhe më e keqja është, nëse populli është i padijshëm..!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.