ARKATANA

Fast food-et, “vrasës i heshtur” i shëndetit të konsumatorëve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Përdorimi i ushqimeve të shpejta është pa dyshim në majat më të larta. Ushqimi i shpejtë pa dyshim që është dhe shumë i shijshëm, por jo me vlera të larta ushqyese.

Edhe pse konsumatorët janë të ndërgjegjshëm që ai është i dëmshëm për organizmin, përsëri duket se nuk i rezistojnë dot një sufllaqeje me salcë të kuqe dhe mustard.

Mjafton të kesh dëshirë për të konsumuar një sanduiç, sufllaqe apo picë dhe shërbimi taksi ta siguron atë kudo që të jesh, brenda pak minutave. Moshat e reja janë konsumatorët më të rregullt të kësaj menyje.

Qytetarët theksojnë se i dinë pasojat e përdorimit të këtij ushqimi, por shpesh detyrohen nga rrethanat, që të përfundojnë duke ngrënë në Fast Food-e.

Uji Dea

“Ushqim i shpejtë, një vrasës i heshtur”, ky është mendimi i bluzave të bardha.“Ka një ndikim shumë negativ në shëndetin e fëmijëve, të cilët nuk hanë mëngjes në shtëpi, por shkojnë dhe hanë në fast food-et pranë shkollave. Këto ushqime nuk kanë lëndët ushqyese të domosdoshme për trupin e fëmijës. Madje ato konsiderohen si vrasës të heshtur”, shprehet mjeku Ramazan Buçi.

Sipas mjekut, ushqim i shpejtë përkthehet në obezitet të shpejtë, çka do të thotë se konsumatori është i ekspozuar ndaj sëmundjeve të rrezikshme.

“Obeziteti favorizon aksidentet vaskulare të trurit dhe zemrës dhe njëkohësisht të veshkave”, tregon mjeku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.