Fundamenti

Faruk Nura merr përkrahje të fuqishme në Sllatinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Sllatina e Vitisë i rezervoi një pritje të ngrohtë dhe entuziaste kandidatit për deputet Faruk Nura, një dëshmi e qartë se ndryshimi po merr formë dhe se 28 dhjetori po shihet si dita e kthesës së madhe politike. Përkrahja e qytetarëve, e shprehur hapur dhe pa hezitim, konfirmon rritjen e besimit dhe shpresës për një përfaqësim të denjë në institucionet e vendit.

Kjo mbështetje, sipas Nurës, është një motiv shtesë për të qenë edhe më afër qytetarit, për të dëgjuar nga afër hallet, shqetësimet dhe preokupimet e përbashkëta.

Ai theksoi se angazhimi i tij politik buron nga nevoja për dialog të sinqertë dhe veprim konkret në shërbim të qytetarëve.

Faruk Nura po gjen përkrahje të fuqishme edhe në fshatra të tjera të komunës së Vitisë, një sinjal i qartë se vizioni i tij dhe programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po përqafohen gjithnjë e më gjerë. Synimi për një ulëse në Parlamentin e Kosovës po mbështetet mbi besimin qytetar dhe mbi kërkesën për ndryshim real.

“LDK dhe unë, si kandidat, do ta trajtojmë me përgjegjësi çdo shqetësim të qytetarëve. Mjaft është eksperimentuar me Kosovën dhe mjaftueshëm qytetari është mashtruar nga qeverisja aktuale,” ka deklaruar Nura, duke ritheksuar nevojën për një qasje serioze, të ndershme dhe zhvillimore.

Respekt

Mobi Casa

#LDK123

#ZgjedhShpresën

#LidhjaDemokratikeeKosovës

#FarukNura74

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.