Hidromorava

Farat e karafilit, si t’i përdorni pas çdo vakti kundër aciditetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Aciditeti dhe problemet me fryrjet në stomak janë jo vetëm bezdisëse por shkaktojnë parehati të madhe.Aciditeti në stomak shoqërohet me një ndjesi djegieje në kraharor.

Goja merr shije të athët ndërkohë që fyti acarohet si pasojë e tij.

Një prej shkaqeve kryesore të aciditetit të lartë në stomak është ngrënia e shpeshtë e ushqimeve të përpunuara dhe jo të freskëta.

Megjithatë, nuk përjashtohen mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e rregullt, pirja e tepërt e alkoolit dhe stresi.Farat e karafilit janë të pranishme gjerësisht në traditën e kuzhinës shqiptare dhe gjenden edhe në markete.

Përveç shijes së mirë dhe karakteristike në gatim, ato përdoren edhe në mjekësinë popullore.

Farat e karafilit rekomandohen kundër dhimbjeve të kokës, diabetit, infeksioneve nga mikrobet, sinozitit, gripit dhe të ftohurës.Ato forcojnë sistemin imunitar, mbrojnë mëlçinë dhe përmirësojnë dendësinë kockore.

Këto fara plot aromë përmirësojnë higjenën e gojës dhe largojnë erën e keqe të saj.Një nga përdorimet më popullore të këtyre farave është kundër aciditetit dhe fryrjeve në stomak.

Kjo erëza nxit prodhimin e pështymës, lehtëson lëvizjen e ushqimit në stomak, përmirëson tretjen dhe qetëson menjëherë urthin.

KKVITI

Karafili eliminon acidin e tepërt të prodhuar në stomak dhe e qetëson atë.

Si mund t’i përdorni farat e karafilit kundër aciditetit të lartëJu mund të kafshoni një farë karafili dhe ta mbani në gojë.

Lëngu i çliruar prej saj do të zbusë menjëherë urthin dhe do t’ju qetësojë.

Një mënyrë tjetër është ta përtypni farën e karafilit pas çdo vakti për të zbutur gjasat e aciditetit të lartë dhe shqetësimeve të krijuara prej tij.

Ushqime të tjera që ndihmojnë kundër aciditetit

Rekomandohen gjethet e borzilokut, farat e koprës, uthulla e mollës, xhenxhefili si disa prej produkteve më efikase kundër aciditetit të lartë.

Nëse vuani nga aciditeti i lartë, ju duhet të ecni mjaftueshëm gjatë ditës, të qëndroni larg duhanit, të visheni lirshëm, të mbani trupin drejt dhe të mos hani ushqime pikante.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.