Hidromorava

Familjet serbe që kthehen në Artanë përfitojnë edhe nga një kazan për përpunimin e rakisë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryetari i komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq me përfaqësueset e IOM-it Organizatën Ndërkombëtare për Migrim kanë dorëzuar kazanin për përgatitjen e rakisë nga ana e kësaj organizate familjeve të kthyera në komunën e Novobërdës, kurse vlera e pajisjeve së cilës një nga një ka qenë 2400 euro.

Këtë pako të ndihmave në pajisjet për fillimin e prodhimit kanë marrë-përfituar dy familje ku njëra prej tyre është gjashtë anëtaresh e Miodrag Milkoviqit nga fshati Izvor.

Kryetari i komunës sonë. Ivanovi theksoi se vetëm me të arriturat e tilla ekonomike mund të vijmë deri tek një zhvillim ekonomik të familjeve fshatare, e kjo është shumë e rëndësishme për një integrim të qëndrueshëm të të kthyerve në këtë komunë më të varfrën.

Fidanishtja

Pajisja për vetmbajtje dhe vetë punësim të qëndrueshëm është një pjesë e fazës së parë e Projektit për të kthyer dhe një reintegrim të qëndrueshëm RRK 5 që e realizon IOM në bashkëpunim me Ministrinë për Kthim dhe Komunitete, përmes përkrahjes financiare të Unionit Evropian.

Pritet që në mars të filloj edhe faza e dytë e cila siguron të kthyerve të kthehen në shtëpitë e tyre dhe përkrahje ekonomike në riintegrim. Në fazën e parë të këtij projekti janë përgatitur nëntë shtëpi për të zhvendosurit intern ku këtu është edhe pako e mjeteve për familjet e tyre për stabilizim dhe të kthim të qëndrueshëm./rajonipress/