Familjes Kastrati i ndërtohet shtëpia e re

Gjilan – Familja Kastrati nga fshati Karaçevë e Epërme, jeton në një shtëpi e cila nuk i përmbush as kushtet elementare për jetesë. Në këtë shtëpi jetojnë tre vëllezërit Ramadan, Selman dhe Ismajl Kastrati, që të tre të martuar dhe kanë nënën e paralizuar.
Fadil Kastrati kryetar i komisionit për ndërtimin e shtëpisë ka thënë se banorë të këtij fshati, bashkatdhetarë nga Zvicra dhe vende të tjera, kanë filluar me grumbullimin e të hollave për ndërtimin e një shtëpie, ndërsa komuna ka bërë sigurimin e eskavatorit , për rrafshimin e vendit, ku mendohet të ndërtohet shtëpia.
Kastrati tha se një ndihmë jashtëzakonisht të madhe e ka bërë edhe bashkëfshatari ynë i cili jeton në Gjilan, por me punë të përkohshme në Zvicër, Bahri Ruzhdi Kastrati duke dhënë një shumë prej 1100 franga zvicerane.
Ndërsa, Ardian Kastrati ka premtuar se do të paguaj materialin e rrymës krejtësisht falas, ndërsa punën falë do ta bëjë Metush Kastrati. Vënien e pllakave do ta bëjë Agim Kastrati- gjithashtu falas. Ndërtimin e shtëpisë do ta bëjë firma “Muja- Eg”, i cili ka premtuar se një treten e punës do ta bëj falas.
Fadil Kastrati, tha se në mbledhjen e parë të këshillit organizativ për ndërtimin e kësaj shtëpie, prezent ishte edhe Arben Surdulli, i cili i informoi bashkëfshatarët se bashkë me shokët e tij, pas grumbullimit të hollave në Zvicër, kishte sjellë 5600 franga dhe 200 euro.
Sipas Kastratit Kryetar i komisionit ndërtimi i shtëpisë (punët e vrazhda)do të fillojnë me 20 gusht dhe priten të përfundojnë ka fundi i shtatorit, por kjo do të varet nga donatorët e mundshëm, sepse nevojitet një ndihmë e madhe për të përfunduar këtë aksion. Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që në këtë muaj të bekuar ndajnë edhe kafshatën e gojës për të ndihmuar të tjerët.
Gjithashtu edhe familjes së Ramadan Huruglicës, nga fshati Velegllavë, të cilës mendohet t`i ndërtohet shtëpia në lagjen “ Malësia”, nga donatorë të ndryshëm, komuna i ka mundësuar rrafshimin e themelit./rajonipress/