RCCOLA

Familja Vllasaliu përfituese e projektit për ndërtimin e shtëpisë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Projekti i ndarjes së materialit për ndërtim financohet nga buxheti i komunës dhe të drejt në marrjen e kësaj ndihme kanë kryesisht familjet e rrezikuara sociale të cilat nuk kanë strehimin e tyre.

Kryetari i komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq gjatë ditës së sotme vizitoi familjen e Hajrush Vllasaliut në fshatin Llabjan.

Familja tre anëtarësh Vllasaliu është shfrytëzues i ndihmës së komunës së Novobërdës përmes projektit ndarja e materialit ndërtimor.

Hidromorava

Projekti i ndarjes së materialit për ndërtim financohet nga buxheti i komunës dhe të drejt në marrjen e kësaj ndihme kanë kryesisht familjet e rrezikuara sociale të cilat nuk kanë strehimin e tyre.

Familjes Vllasaliu para disa muajve i kemi ndihmuar me material ndërtimor ku shtëpinë e filluar ta përfundoj para dimrit, sepse në shtëpinë në të cilën kanë jetuar deri më tani nuk ka qenë në pronësinë e tyre, nuk kanë qenë as kushtet më themelore për jetesë, ka theksuar Ivanoviq./rajonipress/