Hidromorava

Familja Sylejmani jeton në kushte të rënda, komuna i premton mbështetje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i komunës, së Artanës, Svetislav Ivanoviq, me bashkëpunëtorët e tij e ka vizituar familjen e Ramadan Sylejmanit, nga lagja Sallkaj e fshatit Llabjan e cila jeton në kushte mjaft të vështira ekonomike dhe të objektit të banimit.

Pas marrjes së informatës lidhur me gjendjen e kësaj familjeje, nga Lirim Gashi, kryetari Ivanoviq ka dalë në vendngjarje, ku dhe është bindur me kushtet e rënda të familjes Sylejmani.

Mobi Casa

Kryefamiljari, Ramadan Sylejmani, e ka njoftuar kryetarin e komunës, Svetislav Ivanovic me gjendjen e familjes së tij pesë anëtarshe, e cila jeton nga ndihma sociale dhe bënë jetë në një shtëpi të vjetër dhe në gjendje të mjerë që nuk ofron as kushtet elementare për jetesë.

Duke e parë gjendjen e familjes Ramadani, Ivanovic, premtoi se do të angazhohet që brenda mundësive financiare të komunës së Novobërdës ta ndihmojë këtë familje për përmirësimin e jetës së saj e sidomos për tre fëmijët e saj./rajonipress/